Vehapi uron mësimdhënësit për 7 Mars

Idriz Vehapi3Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi ka uruar mësimdhënësit për 7 Mars.

“Kam kënaqësinë t’ju uroj 7 Marsin, këtë ditë të nderimit të mësuesit”, thuhet në urimin e Vehapit.

“Duke e parë më shpresë dhe besim se ju, për çdo ditë po e ndryshoni për mbarë arsimin tonë, shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim që të jem me ju e në përkrahjen tuaj në këtë rrugë fisnike për dritë të diturisë për fëmijët tanë”.

“Duke vlerësuar mundin dhe punën tuaj në gjithë këto vite, ju meritoni falënderim të veçantë për durimin dhe përkushtimin që keni treguar në këtë rrugë të vështirë e plot sfida – që nga koha, nën okupim, e arsimit paralel, kur beteja për arsim ishte betejë për liri dhe dinjitet dhe, më pastaj, pas luftës në Kosovë, kur patët durimin e vullnetin për të nisur procesin e mësimdhënies në kushte të një infrastrukture të rrënuar, për të vijuar më pastaj edhe me procesin e reformave në arsim, reforma këto që po vijojnë edhe sot”.

“Të nderuar mësimdhënës, ju meritoni respektin e gjithë neve që, në këtë udhë të vështirë, po tregoni se jeni të vendosur të ecni me vullnet dhe besim, duke e përafruar cilësinë në mësimdhënie çdo ditë e më shumë me standardet e shkollimit evropian”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit