Edona Reshitaj shpërblehet në Los Angelos

Aktorja kosovare Edona Reshitaj ka fituar çmimin “Best suportin actress” për rolin e saj në filmin “Ballkoni” të regjisores Lendita Zeqiraj në festivalin “Cinerockom Internacional Film Festival” që mbahet në Los Angelos.

Reshitaj tha për KosovaLive se është tepër e lumtur që ka fituar këtë çmim dhe që është pjesë e ekipit të filmit “Ballkoni”.

“Kur jam nominuar si aktorja më e mirë në rolin dytësor në këtë festival në Hollywood jam ndier jasht mase e lumtur. Kisha në plan të merrja pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve meqë të nominuarit ishim të ftuar dhe unë kisha vizë valide amerikane por në të njejtën kohë kisha planifikuar një rast të rëndësishem jetësor dhe duke mos shpresuar shumë në shperblim e lash anash idenë e shkuarjes në Los Angelos.

Tash kur e mora lajmin që jam shpërblyer me këtë çmim u gëzova padiskutim por më mbeti pak merak që s’isha prezente.

Jam shumë e ngazëllyer për këtë çmim dhe gjithnjë e më shumë e lumtur që jam pjesë e një filmi kaq fantastik, përplotë me çmime siç është ‘Ballkoni’”, tha Reshitaj.

“Ballkoni” është film që shërben si një pikëpamje absurdiste mbi situatën e shoqërisë moderne në Kosovë, në të luajnë edhe aktorët Arben Bajraktaraj,Osman Ahmeti,Sevdai Radogoshi, Sefedin Nuredini Shengyl Ismajli etj.

Ky çmim që mori Reshitaj është i gjashti që ky film fitoi në këtë festival duke qenë kështu ndër filmat më të suksesshëm të kohëve të fundit.

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Hoti shkruan për Marrëveshjen Uashingtonit, e thumbon Osmanin: VV-ja dhe ata që i shkonin pas e vlerësuan të dëmshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës. Duke folur për këtë...

Lajmet e Fundit