20.8 C
Prizren
E enjte, 23 Maj, 2024

Prizren: Vritet një person me armë zjarri, plagosen tre

(E plotësuar) Një ngjarje tjetër e rëndë tronditi në orët e mbrëmjes qytetin e Prizrenit.

Nga shkëmbim me armë të zjarrit në mes të disa personash që gjendeshin në dy automjete, mbetet i vrarë një person, ndërsa janë plagosur edhe tre të tjerë, njëri në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të para të policisë, ngjarja ka ndodhur pas orës 20, dhe shkak janë borgjet me fajde.

Në vendngjarje ndodhen forcat policore dhe kryeprokurori i shtetit.

Dorasi ende nuk ka rënë në prangat e policisë, pasi mendohet që pas ngjarjes të jetë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur, raporton RTK.

Tre të plagosur me armë zjarri në Prizren

Në Prizren rreth orës 21:00 sot ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, me saktësisht në lagjen “Bazhdarhane”.

Rastin për Gazeten Tribuna e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha i cili ka thënë se ka ka ndodhur një përleshje ku si pasoj ka edhe të plagosur.

Burime të Gazetës Tribuna nga vendi i ngjarjes thonë se ka shenja gjaku dhe supozohet për tre persona të plagosur.

Më Shumë

Oficeri gjerman për ngjarjen në Prizren: Ishte një person i vdekur, disa të marrë peng, e konsideroja situatën si akt penal

Oficeri i Ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus-Jensch tha se në kohën kur kishte shkuar që të kryente bastisjen në ish-godinën e MUP-it në...

Kurti: Edhe pas një çerek shekulli fati i Ukshin Hotit nuk është zbardhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u...

Lajmet e Fundit