Gëzim Duraj: Për pesë vite, katër të rinj humbën jetën në rrugët e Hasit

Katër të rinj kanë humbur jetën në pesë vitet e fundit në rrugët e Hasit. Këshilltari i PDK-së, Gëzim Duraj thotë se shkaktarë të këtyre tragjedive ka qenë edhe mungesa e shenjëzimit të rrugëve në Has.

“Komuna e Prizrenit ka ndarë 180 mijë euro për shenjëzimin e rrugëve, ndërkaq në Has nuk është shenjëzuar asnjë rrugë”, thotë Duraj.

Sipas tij, organet kompetente të Komunës së Prizrenit, përveç shenjëzimit, afër shkollave duhet të vendosin edhe “policë të vdekur”.

“Nxënësit e shkollave në Has janë të rrezikuar nga komunikacioni”,thotë Duraj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Lajmet e Fundit