7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Edward Norton: Spontaniteti më bën të lumtur

Edward NortonAktori Edward Norton flet për projektet filmike për fillimet e karrierës , jetën, punën dhe të ardhmen. Thotë se spontaniteti e bën të lumtur
Z.Norton, kur e keni kuptuar se jeni aktor i mirë?

E. Norton: Kur kam qenë i ri, kam pasur një moment kur e kam kuptuar se sa i qetë isha dhe habitesha me spontanitetin tim, sidomos atëherë kur asgjë nuk ishte e planifikuar, dhe mendoja: “kjo është ajo që duhet të përpiqem ta kap, këtë ndjenjë të spontanitetit.” Më kujtohet koha ku për disa vite kisha punuar në teatër, dhe mendoja: ‘kjo është një gjë e mirë, është e pasur, po gjendem mirë në të dhe ndjej që kjo është duke ndikuar në mua.”

A ka pasur raste kur të është dashur të luftosh shumë për të arritur këtë?

E. Norton: Po, sa herë unë filloja diçka të re, e bëja me pak entuziazëm dhe sa herë shtiresha, e humbisja. Kështu që, jo çdo herë ndjehem i fortë për të bërëdiçka. Shumë kohë më parë, kam filluar ta pyes vetën se ‘çfarë po bëja?” Nuk kisha asnjë ide.

Por, përfundimisht aktrimi ju bën të ndjeheni mirë?

E. Norton: Mendoj se po. Gjithçka ka të bëjë me balancën midis pjesës cerebrale të trurit dhe krijimtarisë shumë impulsive që vjen nga kaosi. Pra, për mua gjithçka ka të bëjë me balancën. Pjesa e aktrimit dhe ajo e perfeksionimit mund të jenë rraskapitëse, por spontaniteti më bën të lumtur. Pra, e gjithë kjo lidhet me menaxhimin e këtyre dy eksperiencave. Por, edhe mund të jetë argëtuese.Dua të them, që në çdo moment aktrimin e kam ndjerë edhe si argëtim.

A ka ndodhur ndonjëherë që të bëhet i tepërt për ju?

E. Norton: Po, natyrisht.

Kur vjen ai moment?

E. Norton: Mund të vijë në kohë të ndryshme. E di që punoj shumë dhe që i kushtohem shumë në punës, por ka edhe gjëra tjera që dua të bëj. Nuk ia vlen ta bësh asnjë punë, nëse nuk ndjen frymëzim. Për mua, pjesë e zgjidhjes është të punoj pak, e jo ta bëj njërin punë pas tjetrës, e kështu me radhë…

Ndoshta, ngaqë punoni pak dukeni më i ri?

E. Norton: Në të vërtetë, unë jam një nga aktorët e rrallë që shtiret për moshën. Dëshiroj të jem pjesëmarrës në role më të plotësuara, kështu që i mbaj sytë lart.

A bëni shumë përgatitje para çdo projekti?

E. Norton: Përgatitja është pjesë shumë e rëndësishme. Filloj duke analizuar shumë gjëra, si muzika, veshja, zëri…e di që tingëllon çuditshëm, por ndonjëherë parafytyrimi me rrobat e karakterit ndihmon shumë në jetësimin e karakterit dhe çdo herë është ndryshe. Ndonjëherëedhe muzika është e rëndësishme, e ndonjëherë edhe zëri.

Zëri?

E. Norton: Po, për një film kam kaluar shumë kohë me të burgosurit e burgut në Detroit dhe aty takova një djalë më zë të pabesueshëm. Zëri ngjante si letër smeril e përzier me qelq. Iu afrova që ta përsërisja, por zëri i tij ishte më shumë më i thellë.

Si funksionon kjo gjë? Hyni në burg, u thoni kush jeni dhe atëherë keni të drejtë të takoheni me të burgosurit?

E. Norton: Jo, në atë mjedis çdo gjë është e kontrolluar. Burgjet kanë njerëzitqë punojnë në marrëdhëniet me publikun dhe ata vendosin për çdo gjë. Nuk është gjithçka e lirë. Unë nuk shkel në dhomat e të burgosurve, ata i sjellin në dhomën e konferencës.

Që të shkëlqeni në ekran, a ju ka ndihmuar edhe modestia juaj?

E. Norton: Po, sepse gjithmonë kam menduar se kjo gjë është shumë brejtëse, jo vetëm për kualitetin e jetës, por nga ajo se çfarë shohin njerëzit në ekran. Për mua, e gjitha është një impenjim në mes audiencës dhe karakterit të cilin përpiqem ta jetësoj. Dhe në mes tyre, gjithçka duhet të jetë e pastër. Mendoj, se gjithnjëkur mundohesh të largohesh nga ngjarjet bëhet shumë e vështirë, prandaj unë gjithmonë kam menduar të jem mbrojtës në raport më këtë.

Disa njerëz thonë se askush nuk ka mundësi të kontrollojë mediet kur flasin për jetën tuaj…

E. Norton: Mendoj se edhe mund të mbahet nën kontroll. Duhet mbajtur nën kontroll.Merr pak kohë, por mësoheni që t’iu jepni drejtim gjërave të ndryshmedhe të vazhdoni me ngulm të bëni sa më shumë që keni mundësi, atëherë gjërat që ju shkëpusin nga ato do të minimizohen.

A jeni shqetësuar ndonjëherë kur filmat tuaj nuk janë shpërndarë edhe aq shumë?

E. Norton: Gjithmonë kam bërë filma me të njëjtat impulse. Në këto vitet e fundit,kam bërë mëshumë filma që ishin të një modeli të pavarur. Por, për shembull, filmi ‘The Illusionist’nuk është se u shpërnda shumë, por përkundër kësaj ka ecur goxha mirë. Por, nëse e lejoni që të gjykoheni nga kjo, atëherë lëndoheni shumë dhe një përvojë të tillë e kam pasur.

Çfarë do të thuash?

E. Norton: Lëshimi mbi përvojën fillestare dhe mënyra se si të vlerësojnë njerëzit, por pastaj pas kaq shumë filmave që bëhen këto ditë, marrëdhëniet me njerëzit formohen vetë dhe me kalimin e kohës, filloni të keni më pak besim në jetëgjatësinë e tij. Në një mënyrë, kjo është një lehtësim që filmat të shfaqin vetëvlerën e tyre.

Mund të ngjajë gjë e mirë, derisa filmi nuk arrin të jetë në vendin e parë…

E.Norton: E vërtetë. Nuk e di nëse Fight Club do të realizohej tani. Por, gjithmonë ekziston diçka që e sfidon një parashikim të zymtë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit