12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Dy zëvendësdrejtorë të burgjeve, me kontrata të jashtëligjshme

BurguSokol Zogaj, zëvendësdrejtor i përgjithshëm, dhe Shemsi Hajrizi zëvendësdrejtor i Administratës së Shërbimit Korrektues, vazhdojnë të punojnë me kontrata jo të rregullta pune në këto pozita, që nga viti 2013, shkruan sot Koha Ditore.

Atyre u janë “ripërtërirë” kontratat e punës, ani pse ligji e parasheh që përzgjedhja në këto pozita të bëhet vetëm me anë të konkursit. Madje edhe vetë këta zëvendësdrejtorë thonë se nuk i janë nënshtruar konkursit për mandatin e dytë në këto pozita.

Edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë (MD), lidhur me ripërtëritjen e këtyre kontratave kanë thënë se nuk është hapur konkurs, përcjell koha.net. Sipas tyre, vazhdimi i mandatit të dytë për këta zyrtarë është bërë më 5 shtator të 2013-s, duke u mbështetur në Ligjin e vjetër për ekzekutimin e sanksioneve penale, vetëm tetë ditë para se të hynte në fuqi ligji i ri.

E Sokol Zogaj, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, ka thënë se nuk e ka për detyrë të shikojë nëse kontrata e tij ka apo nuk ka bazë ligjore.

Kurse Shemsi Hajrizi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Administratës së Shërbimit Korrektues, ka besim të plotë në ministrin e MD-së, Hajredin Kuçi, për të cilin ka thënë “se nuk bën shkelje ligjore në asnjë rast”, përfshirë edhe rastin e kontratës së tij.

Më Shumë

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Lajmet e Fundit