14.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Egërsohet pushteti

Republika shndërrohet në shtet policor. Kundërshtarët e Qeverisë përballen me dhunë shtetërore

Barrikadimi i Kuvendit të Kosovës me forca policore, për të pamundësuar pjesëmarrjen e opozitës parlamentare në seancë dhe vazhdimi i arrestimit të deputetëve opozitarë për veprimet e tyre në Kuvend, nga analistët politikë është cilësuar si kulmi i arrogancës së pushtetit.

Duke iu referuar zhvillimeve të djeshme në Kuvend dhe protestës së 17 shkurtit, kërkesave që po injorohen nga ekzekutivi, politologu Faik Krasniqi vlerëson se ky pushtet, i udhëhequr nga dyshja mafioze Mustafa-Thaçi, me arrogancën e tyre kundrejt popullit dhe opozitës, ka kohë që e kanë humbur legjitimitetin e popullit për të qeverisur.

“Kjo dyshe mashtruese dhe arrogante, me gjithë shkeljen e Kushtetutës dhe dështimeve të njëpasnjëshme, nuk janë duke e marrë seriozisht indinjatën masive të popullit të gënjyer dhe të mashtruar skajshmërisht. Edhe pjesëmarrjen masive të qytetarëve në protestat paqë- sore dhe demokratike të 17 shkurtit, ky pushtet nuk e mori seriozisht, por në vend të kësaj ata kërcënuan dhe fyen qytetarët, duke i quajtur egërsira, me të njëjtin fjalor si të Jablanoviqit, dhe me fjalorin e diktatorit serb Milosheviq, kurse dje shpërtheu edhe me arrestime të reja të deputetëve të opozitës, duke e treguar fytyrën e vërtetë të instalimit të një pushteti policor”, tha politologu Faik Krasniqi për Kosova Sot.

“Sa më parë që ky pushtet të largohet, për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të reja, aq më mirë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, sepse sovrani më 17 shkurt tregoi që nuk e duan këtë pushtet arrogant, mashtrues dhe mafioz. Në të kundërtën, fundin do ta kenë me një rënie të turpshme nga pushteti, siç kanë rënë edhe diktatorët më të tmerrshëm që ka njohur historia”, tha Krasniqi. /Kosova Sot/

Më Shumë

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur! Kondicionerë inverter me çmime fantastike – më lirë se kurrë! Mos e humb mundësinë për...

Kryetari i Odës në Prizren, Afrim Tejeci kërkon ndërhyrje të menjëhershme: Bizneset në vështirësi nga shërbimi i arkave fiskale

Një krizë e re po godet bizneset në Kosovë, pas vendimit të kompanisë Enternet Shpk për të mbyllur të gjitha zyrat e saj të...

Lajmet e Fundit