13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ekspertët: Pakoja e inflacionit duhet të ishte më gjithëpërfshirëse

Në përkrahje të qytetarëve, në muajt në vijim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë rreth 150 milionë euro për Pakon për Përballje me Inflacionin. Në këtë pako janë përfshirë disa kategori por jo edhe ata të papunët. Të papunët dhe sektori privat nuk janë përfshirë në këtë pako.

 

Personat me asistencë sociale në fillim të muajit kanë përfituar nga qeveria dyfishin e mjeteve që paguhen në muaj. 100 euro shtesë pritet t’i përfitojnë pensionistët, studentët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Kjo me qëllim të zbutjes së inflacionit. Por ekonomistët thonë se kjo pako duhet të ishte më gjithëpërfshirëse.

Safet Gërxhaliu ka thënë se duhet një dialog i mirëfilltë publiko privat. “Të papunët nuk janë përshirë dhe nëse buxhetin e konsumimit të shtetit e bënë sektori privat, pse të mos jenë në këtë pako edhe punëtorët e këtij sektori”, tha ai.

Kurse ekonomisti Erton Bega tha se në dy elemente Pakoja për Zbutjen e Inflacionit është e duhura.

“Pakoja për zbutjen e inflacionit, të cilën e ka prezantuar qeveria, në dy elemente është ajo e duhura, ajo e cila lidhet me subvencionimin e energjisë elektrike dhe ajo e cila lidhet me pranimit e inflacionit në punë publike. Përderisa masat e tjera vazhdojnë të jenë populliste””, tha ai.

Bega konsideron se buxheti nuk duhet ndarë për të gjithë njësoj. /Radio Kosova“Shpërndarje e buxhetit në mënyrë paushall, qoftë në skema sociale apo edhe sektorin publik ku të gjithë trajtohen në mënyrë të njëtrajtshme me nga 50 euro shtesë, duke mos marrë parasysh indeksin e saktë të kostos së jetesës dhe si e tillë nuk do të shuajë pakënaqësitë sociale të cilat kanë lindur si rezultat i krizës ekonomike e që kanë ardhur si pasojë e inflacionit në mbarë globin”, tha ai.

Kjo pako e qeverisë, për sektorin privat ka premtuar se do ta ndihmojë vetëm në qoftë se bëjnë punësime të reja ku do të subvencionojë 50% të pagës për tre muaj.

Pakoja parasheh edhe subvencionim të faturës së energjisë për ata që kursejnë. Kjo pako nuk ka filluar të zbatohet ende. Kosovën e ka përfshirë shkallë e lartë e inflacionit, deri në 20% si pasojë e krizës globale.

Më Shumë

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit