25.9 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

18 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

 

Sot bëhen 18 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva humbën jetën gjatë një ekskursioni që po bënin në Shqipëri.

Autobusi që po bartte 15 maturantët që s’janë më dhe 34 shokë të tyre që u lënduan rëndë, u rrokullis dhe ra në humnerë. Aksidenti u shënua rreth orës 14:00 të datës 14 tetor 2004 në Fushë Arrëz të Pukës.

Të nesërmen, më 15 tetor, pas identifikimit të trupave të nxënësve të vdekur, shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK ata i solli në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës.

Varrimi i tyre u bë më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve”, të lagjes së Gurit.

Në njëvjetorin e ngjarjes tragjike, Qeveria shqiptare pati ngritur një obelisk përkujtimor tek vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dyvjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës, në qytezën e Malishevës.

Në kujtim të përjetshëm për ta, drejtoria e gjimnazit ka vendosur që në vend të orës së dytë në çdo përvjetor të mos mbahet ora e dytë e mësimit, me ç’rast do të mbahen homazhe dhe vendosja e luleve të freskëta mbi varret e 15 maturantëve.

Më Shumë

Dardanet U18 intensifikojnë stërvitjet në Prizren para EuroBasketit në Lituani

Përfaqësuesja U18 e vajzave të Kosovës në basketboll është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për pjesëmarrje në FIBA EuroBasket U18 – Divizioni B, që...

Shtëpia e familjes Kovaçi në Prizren drejt përfundimit të restaurimit

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për përfundimin e afërt të restaurimit të shtëpisë së familjes Kovaçi në...

Lajmet e Fundit