0.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Eksperti financiar thotë se dëmi i shkaktuar nga ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhur është rreth 183 mijë euro

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, në gjykimin për korrupsion, eksperti financiar, Hamdi Kastrati ka thënë se dëmi i tërësishëm për katër fazat e ndërtimit të shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur kap shumën prej 182 mijë 847 euro e 86 centë.

Në këtë rast, Almir Saiti, Muhamet Bajrami, Drenusha Behluli Mehmeti dhe Hatixhe Përzhella po akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të akuzuarës Përzhella, avokatit Ruzhdi Berisha, eksperti Kastrati ka thënë se të gjitha ekspertizat financiare janë përpiluar në bazë të ekspertizës së ekspertit të ndërtimtarisë, Mustafa Gjurgjealo.

Kastrati ka thënë se për të konstatuar saktësinë e dy ekspertizave ndërtimore duhet të ballafaqohen që të dy ekspertët e ndërtimtarisë për faktin se nuk është kompetencë e ekspertit financiar për vlerësimin e ekspertizave të ekspertit të ndërtimtarisë.

Ndërsa, në përgjigjet e pyetjeve të mbrojtësit të akuzuarit Saiti, avokat Hajrip Krasniqi, eksperti Kastrati ka thënë se të gjitha kontratat i ka poseduar dhe të njëjtat janë pjesë e ekspertizës financiare.

Tutje, ai tha se në raportin e 20 majit 2011, vet organi mbikëqyrës i ka paraqitur të metat, punimet e dobëta, punimet e papërfunduara dhe punimet e pafilluara.

Sipas tij, në bazë të të gjithave procesverbaleve për lejimin e pagesave që janë bërë, eksperti i ndërtimtarisë Mustafa Gjurgjealo ka konstatuar se 76 mijë 132 euro e 39 centë janë paguar për punimet e pakryera.

Po ashtu, ai ka treguar se me kontratat e lidhura me operatorin ekonomik “Albacom Construction”, Komuna e Prizrenit ka paguar për çdo pjesë të punës që është kryer.

Në fund, eksperti Kastrati ka thënë se nuk mund të jap mendimin e tij lidhur me ekspertizën e ekspertit të ndërtimtarisë Bujar Emra, pasi që sipas tij i njëjti nuk ka përfshirë asnjë vlerë financiare.

Lidhur me ekspertizën e ekspertit Kastrati nuk ka paraqitur vërejtje prokurori Genc Nixha, por vërejtje kanë paraqitur të gjithë të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

Tutje, në këtë seancë avokati Krasniqi ka paraqitur prova të reja për të mbrojturin e tij Saiti, ku të njëjtat prova nuk janë kundërshtuar nga prokurori Nixha, e që të njëjtat u lexuan.

Seancat e radhës në këtë rast janë caktuar të mbahen më 12, 13 dhe 19 dhjetor 2022.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 16 prill 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Almir Saitit, Refki Muzbegut, Muhamet Bajramit, Hatixhe Përzhellës dhe Drenusha Behluli-Mehmetit për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Më Shumë

Deputetja shqiptare në Kroaci reagon ndaj presidentit kroat lidhur me Kosovën

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, ka reaguar pas deklaratave jo-diplomatike të presidentit kroat Zoran Millanoviq. Deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj në një postim në Facebook,...

Malisheva prezanton dy futbollistë të rinj

Duke e shfrytëzuar afatin kalimtar të janarit Malisheva ka afruar edhe dy futbollistë të tjerë. Për afrimet ka njoftuar vetë klubi nga qyteti me...

Lajmet e Fundit