Eksporti i mallrave në muajin korrik 2023 kishte vlerën 67,3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), njofton se eksporti i mallrave në muajin korrik 2023 kishte vlerën 67,3 milionë euro, ndërsa importi 512,0 milionë euro, që është një rënie prej (-11,8%) për eksport, si dhe një rritje prej 1,9% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

 

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4,4% në muajin korrik 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 444,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 426,1 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 13,1%, raporton RTKlive.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: (22.2%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (17.5%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (14.5%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (10.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (6.3%) produkte bimore, (5.2%) tekstil dhe artikuj tekstili, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14,7% e përbëjnë produktet minerale; 12,9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,1% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6,7% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5,7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,1 milion euro, ose rreth 32,9% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-16,3%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,2%), Italia (5,1%), Holanda (3,1%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 224,4 milion euro, ose 43,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13,5%), Italia (6,0%), Greqia (4,8%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 27,6 milion euro, ose 41,0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6,8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (14,3%),  Maqedonia e Veriut (13,3%), Mali i Zi (6,0%), Serbia (5,5%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2023, arritën në 73,9 milion euro, ose 14,4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-16,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,9%), Shqipëria (5,4%), Serbia (1,3%)

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,5 milionë euro, ose 26,1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (11,7%) dhe  Zvicra (8,7%).

‘Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 213,6 milionë euro, ose 41,7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (12,8%) dhe Turqia (11,6%)”, njofton ASK.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit