6.3 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Ekspozitë e veçantë e të burgosurve

Në sallën “Motra Tone” të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë po qëndron e hapur një ekspozitë e pazakonshme. “Edukimi përmes artit” është një paraqitje e veprave artistike dhe artizanale e të burgosurve në Shqipëri, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Sipas mediave shqiptare, kjo është hera e parë që personat me liri të kufizuar ekspozojnë punimet e tyre. Zv.ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka thënë se kjo ekspozitë paraqet ndryshime pozitive në qasjen ndaj burgjeve.

Përpos punonjësve social, organizatave jo-qeveritare dhe familjarëve, në ekspozitë ishin të pranishëm edhe disa të burgosur, të cilët u shpërblyen me çmime për punimet e tyre. Sipas “Shqiptarja”, çmimi i parë iu dha Vesel Hoxhës, nga IEVP Elbasan, me pikturën “Natyrë e qetë”, çmimi i dytë iu dha Albana Lazajt, e IEVP “Ali Demi”, për punimet artizanale në grep, qëndisje dhe objekte me rruaza, ndërsa çmimi i tretë iu dha Niku Beqirit, i IEVP Peqin, për pikturën “Natë me hënë”.

Më Shumë

Gratë malishevase nderohen me mirënjohje për kontributin e tyre në shoqëri

Në një ceremoni të veçantë dhe plot emocion, të organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevë, nën drejtimin e Vera Bytyçi,...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit