13 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Ekspozitë me fotografi nga trashëgimia kulturore e Rahovecit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në enterierin e muzeut të qytetit në Rahovec, është hapur ekspozita e fotografive të trashëgimisë kulturore të Komunës së Rahovecit, ku janë ekspozuar gjetjet arkeologjike nga koha e parahistorisë dhe mesjetës, gurë mbivarrore, stella romake, sëpata guri, armë të vjetra, krojet e vjetra, kalatë, kullat dhe shtëpi të vjetra.

E gjithë kjo si rezultat i punës së palodhshme 15 vjeçare të Kadri Durgutit, zyrtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore pranë Drejtorisë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport. Durguti thotë se ka punuar profesionalisht dhe në mënyrë të argumentuar dhe me fakte.

Qemajl Krasniqi, shef për Rini dhe Sport, thotë se Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore është një mundësi e mirë për të promovuar vlerat tona kulturore dhe historike, dhe mu për këtë Drejtoria për KRS ka përgatitur këtë ekspozitë, për të dëshmuar lashtësinë e trevës së komunës së Rahovecit.

“Gjetjet e shumta arkeologjike në territorin e Komunës së Rahovecit janë tregues i qytetërimit të lashtë të Komunës tonë”, thotë Krasniqi.

Drejtori i Drejtorisë për KRS, Osman Hasku, thotë se puna e palodhshme e Kadri Durgutit në përmbledhjen e fotografive të trashëgimisë kulturore, është një rast i mirë që të mësojmë për lashtësinë tonë, ndërkaq për shkak të hapësirës janë ekspozuar vetëm 263 fotografi, por edhe këto mjaftojnë të njoftohemi me tërë spektrin e gjerë të trashëgimisë kulturore në komunën tonë.

Xhejlane Hoxha, drejtoreshë e Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Kosovës, fillimisht uroi Komunën e Rahovecit për themelimin e muzeut, dhe thotë se çdoherë kur është në Rahovec ndien një kënaqësi të veçantë.

“Rëndësia e madhe është muzeu ku do të shpaloset historiku dhe kultura e lashtë e komunës së Rahovecit”, thotë ajo.

Hoxha bëri një digresion kur thotë se Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore po shënohet në Rahovec, derisa në Prishtinë mungojnë aktivitete në këtë drejtim, çka duket si absurde thotë ajo. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tentativa e 11-të për konstituim dështon – Kuvendi mbetet i bllokuar

Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e 11-të nuk arriti që të konstituohet. Kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista...

Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, barazohet seria finale

Trepça ka triumfuar në finalen e dytë të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 79:72 (20:20, 21:21, 17:17, 21:14). Tani seria barazohet në 1:1, raporton PrizrenPress. Vendasit...

Lajmet e Fundit