Eliminohet Bashkimi

Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi e ka mposhtur Bashkimin edhe në ndeshjen e dytë.

Pejanët kanë avancuar në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 2-0, pasi edhe të shtunën mbrëma, në palestrën “Sezai Surroi”, Peja shënoi fitore me rezultat të ngushtë 77:75.

Në fakt, Bashkimi e pati mundësinë për të barazuar rezultatin kur kishin mbetur edhe dy sekonda lojë, por amerikani Terrence Thompson dështoi në dy gjuajtjet e lira që i pati dhe konfirmoi fitoren e Pejës.

Si në fitoren e parë edhe në të dytën, te Peja më i dalluari ishte Darius Washington me 28 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime. Kapiteni i Pejës, Dardan Berisha nuk u aktivizua fare.

Ndërkohë, te Bashkimi më i dalluari ishte Corey Ross me 22 pikë të realizuara.

Në serinë gjysmëfinale, Peja do të takohet me skuadrën e Trepçës, që stinorin e rregullt e mbylli në pozitën e dytë.

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit