18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Rahoveci mbetet në Superligë

Rahoveci pas humbjes në ndeshjen e parë nga Prishtina e Re (93:89), ka shënuar fitore bindëse në duelin e kthimit të play-out për Superligën e Kosovës në basketboll.

Me këtë fitore, Rahoveci është konfirmuar anëtar i Superligës është për sezoni e ardhshëm.

Dueli i luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, është mbyllur me shifrat 120:87 në favor të ekipit vendas.

Gjatë tërë ndeshjes, Rahoveci ka dominuar tërësisht ndaj Prishtinës së Re, që nuk arriti ta fitojë asnjërin prej katër çerekëve.

Musab Mala dhe Fisnik Rugova ishin më të dalluarit, pasi i pari shënoi 32 pikëve dhe kontribuoi edhe më 10 kërcimeve e 15 asistimeve, ndërsa i dyti shtoi 28 pikë e 11 kërcime.

Te Prishtina e Re më efikasit ishte Mërgim Jakupi me 31 pikë të shënuara, i përcjellë nga Don Polloshka me 27 sosh.

Rahoveci stinorin e rregullt në elitën e basketbollit kosovar e mbylli në pozitën e parafundit.

Në anën tjetër, Prishtina e Re u mposht në finalen e play-off nga Vëllaznimi që u rikthye në elitë.

Më Shumë

Aksident i rëndë mes katër veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 8 persona

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dieles në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lajmin e ka...

Sot nis Sunny Hill Festival

Festivali i njohur tashmë në vendin tonë hapë dyert sonte në Bërnicë të poshtme në “Sunny Hill Park”. Emrat e artistëve tashmë janë bërë të...

Lajmet e Fundit