8.4 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Elsa Lila për herë të parë i kundërpërgjigjet kompozitorit të këngës “Pyes Lotin”

Kanë kaluar javë tashmë që kur u zhvillua “Festivali i Këngës” në RTSH, dhe diskutimet vazhdojnë.

Ajo që bëri bujë të madhe ishte një reagim i kompozitorit të këngës “Pyes Lotin”, Valentin Veizi, i cili u shpreh i revoltuar për versionin e ri të këngës të kënduar në festival nga Elsa Lila dhe Capital T.

Pas një ankese që kompozitori bëri, kënga u fshi nga faqja zyrtare në YouTube e “Festivalit të Këngës”.

Është pikërisht kjo mënyra se si Elsa Lila duket se i është përgjigjur Valentin Veizit, duke lajmëruar gjithashtu se “Pyes Lotin” e kënduar nga ajo dhe Capital T, është rikthyer sërish në YouTube.

Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Ai shkroi më herët se kënga është rikënduar pa lejen e tij si autor dhe kompozitor i saj dhe sipas tij ky është një version i shëmtuar i këngës së tij.

Në një intervistë për “Euronews”, kompozitori tregoi se nuk ka folur me Elsa Lilën, ndërkohë që ka ndjerë dhimbje kur ka parë këngën e tij “të deformuar”.

Më Shumë

Rexhep Ibraimi emërohet drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shërbime Publike në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar Rexhep Ibraimi si drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike. Ky ndryshim vjen...

Liria përforcohet me Dijar Nikqin

Skuadra e Lirisë së Prizrenit para pak çastesh ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin pejan, Dijar Nikqi. Futbollisti që luan në pozitë...

Lajmet e Fundit