15.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Ema Andrea në krahët e një dive

Tinka Kurti është përqafuar me aktoren Ema Andrea pas shfaqjes “Nëna dhe fëmija” i regjisorit boshnjak Dino Mustafiq që këtë javë po vijon të shfaqet në Teatrin e Metropolit.

Aktorja e njohur ka qenë një spektatore e shfaqjes dhe pas saj i ka shprehur konsideratat aktores Ema Andrea. “Në krahët e divës Tinka Kurti” shkruan Ema në foton e shpërndarë në faqen e saj në Facebook. Ka shumë arsye pse Tinka Kurti e ka parë këtë shfaqje. Një prej tyre është padyshim dhe origjina e saj.

Ajo ka lindur në Bosnjë vend nga i cili është dhe regjisori Dino Mustafiq. Ajo është vajza e një shkodrani dhe një vajze hungareze e cila u lind në Sarajevë në dhjetor të 1932-shit. “Nëna dhe fëmija” vepra e Jon Fosse erdhi në skenën shqiptare nën një interpretim të jashtëzakonshëm të Andreas, e cila u shoqërua në këtë performanë nga aktori Matia Llupas. (gazeta-Shqip.com)

Më Shumë

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Lajmet e Fundit