6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

EMA: Varianti Mu është potencialisht shqetësues

Varianti Mu, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi në janar, është potencialisht shqetësues, por ende nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se mund të kapërcejë variantin Delta, njoftoi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Varianti, i emërtuar shkencërisht B.1.621, u klasifikua si “variant për t’u ndjekur” nga OBSH në fillim të shtatorit. Rregullatori evropian është përqendruar kryesisht te variantin Delta, por po monitoron edhe variante të tjera, që mund të përhapen, të tilla si Lambda (e identifikuar në Peru) dhe, së fundmi, Mu”, tha Marco Cavaleri, menaxher i EMA-s për Strategjinë e Vaksinave.

“Varianti Mu mund të jetë potencialisht më shqetësues, sepse mund të tregojë një rrezik potencial të shmangies imune, rezistencë ndaj vaksinave”, saktësoi Cavaleri në një konferencë për shtyp.

“Por ne nuk kemi të dhëna që tregojnë se varianti Mu po përhapet aq shumë ose se ka një shans që të kapërcejë variantin Delta si lloji mbizotërues”, shtoi ai.

Më Shumë

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.   Policia ka bërë të ditur se gjatë...

Lajmet e Fundit