6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Emërimi i përfaqësuesve diplomatik i korruptuar politikisht

Deputeti i koalicionit qeverisës, Adem Salihaj, nga radhët e LDK’së, tha se nuk do koment as konstatim më të fuqishëm se kjo që po duket në sipërfaqe sa i takon degradimit, që nga fillimi i deri më sot i politikës së jashtme nëpërmes përfaqësimit diplomatik klientelistë politik.

“Ajo që ka ndodhur deri më tash me ambasadorët dhe konsujt ka qenë realisht një pasqyrë reale e shtetit të Kosovës, sepse ashtu si e kemi shtetin, ashtu i kemi edhe ambasadorët”, thotë deputeti i LDK’së për “Kosova Sot”.

Deputeti Salihaj thotë se përfaqësues diplomatikë të Kalihajosovës kanë shkaktuar skandale shumë komprometuese për ta dhe për shtetin tonë.

“Vetë emërimi i përfaqësuesve diplomatike ka qenë gjithnjë një proces i komprometuar dhe i korruptuar politikisht, sepse kriter kryesor për emërimin e dikujt ka qenë përkatësia partiake, lidhjet shoqërore apo farefisnore me njerëz të fuqishëm të politikës dhe strukturave mafioze, e aspak aftësia dhe mundësia e përfaqësimit dinjitoz të shtetit të Kosovës. As ky rasti i fundit nuk bën ndonjë përjashtim në këtë drejtim”, thotë Salihaj.

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat në Krushë të Madhe?

Sot u shënua një nga masakrat më të mëdha të luftës ë fundit në vend, ajo e Krushës së Madhe, ku forcat serbe vranë...

Lajmet e Fundit