20.8 C
Prizren
E enjte, 23 Maj, 2024

AAK: Ushtrinë ta bëjmë para vjeshtës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që me urgjencë të procedohet ligji për FAK’un, Ushtrinë e Kosovës.

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë (DPMS) i AAK’së, po ashtu, kërkon shpjegime të drejtpërdrejta nga Kryeministri Mustafa dhe ministri Demolli, se për çfarë arsyeje nuk po e procedojnë projektligjin për Forcat e Armatorsura të Kosovës në Kuvend.

“Kuvendi duhet që menjëherë ta themelojë Ushtrinë e Kosovës, para sesionit vjeshtor, ndryshe preferencat e Listës Serbe, përkatësisht asosacionit politik serb, do t’i rrisin apetitet e tyre të pengimit dhe instrumentalizimit të mëtutjeshëm”, thuhet në kërkesën e AAK’së.

Sipas kësaj partie, ekzistojnë disa gjetje themelore, përse Qeveria Mustafa-Thaçi po e neglizhon këtë sektor kyç të sigurisë dhe mbrojtjes:

1. Qeveria po e humbë sensin strategjik për të themeluar FAK’un;

2. Qeveria, me këtë neglizhencë të papranueshme dhe paaftësi, krijon përshtypjen se po tallet me të ardhmen e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe me sigurinë nacionale të Kosovës;

3. Kualiteti i dobët i qeverisjes, njëherit paaftësia e tyre për të negociuar “çështjet e panegociushme”, ka bërë që zyrtarë të lartë të Serbisë dhe të Kosovës të ironizojnë dhe të luajnë me fatin e FAK-ut, duke u faktorizuar si përcaktues;

4. Aspekti strukturor dhe komandues dhe ai operacional i shtrirjes gjithëteritoriale, gjithashtu, është bërë temë kohëve të fundit, për të cilën ne si AAK jemi kundër çdo lloj ndërhyrjeje që e anatemon substancën e të qenit ushtri tipike e Kosovës, moderne dhe në NATO;

5. FAK-u, Ushtria e Kosovës, si çështje kaq vitale për garantimin e sovranitetit të Kosovës, ka qenë dashtë të bëhet menjëherë pas formimit artificial të Qeverisë Mustafa-Thaçi, pra që në muajin e parë qeverisës dhe jo të krijohet ky vakuum kohor dhe politik, duke iu krijuar hapsirë si brenda e edhe jashtë ndikimit të Serbisë dhe faktorëve të tjerë destruktiv, që të shfaqin ide në dëm të së ardhmes së Ushtrisë së Kosovës;

6. Qeveria, e cila nuk po arrin akoma procedimin dhe amandamentimin e ligjit për FAK-un, njëherit nuk arriti të realizojë detyrimet kushtetuese për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duhet dhënë llogari për dështimet e njëpasnjëshme.

AAK thotë se kërkon pa ndalur që FAK’u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik për Kosovën dhe përpara çdo lloj nisme në Kuvend dhe që menjëherë të veprohet në themelimin e tij.

AAK vlerëson përgjithësisht me notë negative paqartësitë në krijimin e kësaj situate të paqëndrueshmërisë parlamentare dhe pamundësisë së themelimit të FAK’ut nga Qeveria Mustafa-Thaqi, duke theksuar se qeveria nuk ka treguar përgjegjësi kushtetuese dhe aftësi politike e kadrovike të menaxhimit dhe të ekspertizës për t’iu ofruar qytetarëve klimën e mirëbesimit, aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, në të gjitha nivelet e saj, për prespektivën e qëndrueshme socio-politke dhe ekonomike të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Më Shumë

Rexhaj i VV-së ankohet për kushte të padrejta në KiE, e përmend “thirrjen e arsyes”

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fjalën e tij në KTV, Rexhaj ka...

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë shkuar sot për një vizitë në Hagë. Haxhi dhe Hyrë Thaçi kanë vizituar djalin e tyre, i cili po...

Lajmet e Fundit