15.8 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Emigrimi për shëndet

Emigrant kosovar“Kur nuk ke bukë me hangër, qysh me u shërue në Kosovë”, nis rrëfimin një kosovare të cilën sistemi shëndetësor dhe varfëria e kanë shtyrë të kërkojë ilaçin në Francë.

Në luftë me kancerin, asaj i ishte dashur që të marrë edhe një risk tjetër mbi vete. Së bashku me bashkëshortin dhe tri vajzat, në nëntor të vitit 2012, do të niseshin për një jetë tjetër, për të nisur betejën me kancerin.

“Nuk ka pasur rëndësi se a mbijetoj unë ose jo. Mjafton që vajzat nuk do të rriteshin në fukarallëk. Nëse do të vdisja atëherë, do të më mjaftonte që familja ime nuk vuan për kafshatën e gojës”, ka thënë ajo.

Pa ndonjë busull kishin marrë rrugë. Nuk kishte rëndësi se ku. Mjaftonte që të merrte trajtim në një sistem tjetër shëndetësor nga ky i Kosovës. Rrugëtimi u kishte kushtuar 60 mijë euro. E gjithë pasuria që kishin në Kosovë e që e kishin shitur pak ditë para nisjes ishte vetëm 10 mijë euro me shumë.

Ky nuk është rasti i vetëm. Shumë qytetarë po e braktisin Kosovën për shkak të shëndetit. Mosbesimi te mjekët kosovarë, dhe skandalet që vazhdimisht po e shoqërojnë këtë sektor po i bëjnë qytetarët që të kërkojnë shërim jashtë vendit. /Koha Ditore/

Më Shumë

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Vazhdon nisma “Një dëshirë për rrugën time” me banorët e lagjes “Lakuriq” në Prizren

Në kuadër të nismës “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”), EC Ma Ndryshe ka vijuar aktivitetin pjesëmarrës me banorët e...

Lajmet e Fundit