5.5 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Enis Kervan: FAK-un e votoj pa kushte

Enis KervanDeputeti i Partisë Demokratike Turke, Enis Kervan, ka thënë se nesër do të votojë pa kurrfarë kushti pro themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Por, ky deputet turk ka thënë se edhe vendet e rezervuara duhet të vazhdohen edhe për një mandat. Për këtë, ai ka thënë se e kanë përkrahjen e Kryeministrit Thaçi
Deputeti turk në Parlamentin e Kosovës, Enis Kervan, ka thënë se nesër do të votoj pro themelimi të Forcave të Armatosura të Kosovës pa kurrfarë kushti.

“Unë si person pa asnjë kushtëzim do të votoj për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Kervan, për Express, të dielën.

Në të njëjtën kohë, ai ka thënë se duhet të vazhdohen edhe vendet e rezervuara edhe për një mandat për faktin se dy mandatet e parapara me Pakon e Ahtisaarit nuk kanë qenë të plota.

“Ne kemi kërkuar vazhdimin e mandateve të rezervuara edhe për një mandat për shkak se kemi disa argumente. Kemi pasur përkrahjen edhe prej Kryeministrit. Por, nuk do të thotë se vendet e rezervuara janë kusht për ta votuar FAK’un”, ka thënë ai.

Ky deputet ka thënë se janë ende në bisedime me të gjitha grupet parlamentare dhe presin të vendoset pro vazhdimit të vendeve të rezervuara edhe për një mandat.

“Ende jemi duke biseduar për vendet e rezervuara me partnerët e koalicionit dhe me grupet parlamentare shqiptare që janë në Kuvend. Nuk duam të vlerësojmë njëjtë mes FAK’ut dhe vendeve të rezervuara”, ka thënë ai.

Më Shumë

LDK-ja mban tubime sot në Dragash, Prizren, Suharekë e Prishtinë, Abdixhiku shpalos programin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të ketë tubime në Dragash, Prizren, Suharekë dhe në Prishtinë në degën 3. LDK njofton  se Abdixhiku...

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në IMF KosInvest, kredia është zemra e shërbimeve tona. Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton mundësinë për të realizuar planet e veta, ndaj...

Lajmet e Fundit