31.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Enrique: Barcelona ime ka ambicie të mëdha

Ai nuk është trajner karizmatik dhe mediatik. Ai rrallë qesh dhe rrallë ngre zërin. Ai është strategu në heshtje i Barcelonës, aspak në qendër të vëmendjes, me përjashtim të rasteve kur skuadra e tij humb. Dhe pikërisht në këto raste ai nuk fshihet kurrë, por merr përgjegjësi.

Luis Enrique, njeriu i sukseseve në “Camp Nou“, tanimë nuk ka asnjë dyshim.

Ashtu siç tha para ndeshjes së djeshme në trofeun “Joan Gamper”, ku fitoi 3-2 ndaj Sampdorias, edhe pas saj ai ka një mendim të fortë në mendje: skuadra për t’u mundur në Spanjë vazhdon të mbetet trupa e tij.

Në intervistën pas triumfit të Leo Messit me shokë, Enrique u përball me disa pyetje nga gazetarët e pranishëm në sallën e konferencave për shtyp, ku u shfaq mjaft i kënaqur me atë që pa në fushë.

“Ne kemi analizuar se çfarë synimesh kemi. Në fazën parasezonale, unë jam i shqetësuar për gjendjen fizike të lojtarëve të mi. Aktualisht e shoh skuadrën me ambicie të mëdha. Sigurisht që kemi disa gjëra për të përmirësuar, por sërish jemi ne skuadra për t’u mundur. Zgjodhëm të luanim me Sampdorian, sepse na duket një skuadër e ngjashme me Sevilla-n”, – u shpreh tekniku asturian.
I pyetur për përballjen e së dielës në Superkupën e Spanjës, 46-vjeçari theksoi se skuadra e tij është e përgatitur dhe pret ta nisë La Ligën si kampione e dyfishtë e vendit.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si luajtëm me apo pa top. Ndeshjen e parë me andaluzianët do ta nisim me formën dhe mentalitetin e duhur. Ne i njohim mirë ata dhe e dimë se e kanë ndryshuar stilin e lojës me trajnerin e ri, por do të shohim nëse mund ta nisim sezonin me një titull“, – përfundoi Enrique. /Telesport.al

Më Shumë

Bekim Bakaj: FC Prizreni shkroi histori, falë të gjithëve

Klubi i Futbollit FC Prizreni ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në historinë e tij të re, duke siguruar ngjitjen në Ligën e Parë...

Smajl Latifi sërish kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar rikandidimin e Smajl Latifit për një mandat të ri si kryetar i Komunës së Rahovecit në zgjedhjet...

Lajmet e Fundit