5.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Enver Hasani tregon nëse Albin Kurti mund të bëhet kryeministër

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin u rrëzua Qeveria Hoti dhe iu ndalua kanididimi Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

“Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka shkatërru garanacionin e nenit 45 që kurrkujt nuk mundet me iu marrë e drejta civile dhe politike po vendim të gjyqit. Dhe ai është vendim tërësisht jo profesional siç është edhe arsyetimi. Aty e kanë bërë një vendim që është sanksion që krejt kush është në tri vite e kanë ndalë për deputet”, tha Hasani në emisionin e “Kallxo Pernime”.

I pyetur nëse partitë, LDK-ja ose PDK-ja, mund ta dërgojnë në Kushtetuese zgjedhjen e Kurtit edhe si kryeministër, Hasani tha që ankuesit e dinë se do të marrin përgjigjen e njëjtë si për kandidimin e deputetëve.

“Por të njëjtin kriter ata e kanë problem me arsyetu nëse e dërgojnë edhe për kryeministrin, sepse e kanë prishur standardin. Tash munden me bo cirkuz, me thanë për kryeministrin nuk vlen, nuk është dashtë me vlejtë as për deputet sepse nuk është Gjykata Kushtetuese ajo që e përcakton pastërtinë e figurës, gjykatat e rregullta e përcaktojnë atë”, tha ai.

Albin Kurti nuk ka mundur të kandidojë në zgjedhjet e fundit, ai nuk u certifikua nga KQZ si kandidat për shkak se kishte ‘probleme’ me ligjin.

Në vendimin e saj për votën e deputetit Etem Arifi, Kushtetuesja ka theksuar se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme përcakton se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet për Kuvend nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Më Shumë

Prizren: Vihen themelet për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet në nevojë

Në një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për familjet me asistencë sociale, sot u vu gurthemeli për ndërtimin e 50...

Totaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për projektin DIG4K, mbështetje për digjitalizimin e bizneseve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Innovation & Training Park (ITP Prizren) dhe Makerspace Innovation Center Prizren...

Pa pranga

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit