-3.2 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Epoka BEATLES

Kur, në fillim të viteve ’70-të, vendosën të ndahen, yjet e muzikës trishtuan të gjithë ndjekësit e apasionuar, të panumërt. Gjysmë shekulli më vonë, ”Beatles” nuk e kanë humbur popullaritetin dhe ende mbizotërojnë skenën botërore të muzikës pop, transmeton Konica.al

10 prill 1970, dita fatale e ndarjes

Paul McCartney njofton se “Fab Four” (Katër të Mrekullueshmit – shën. i përkth.) nuk do të regjistronin më asgjë, së bashku.

“Beatles’ konsiderohen aventura më përrallore e shekullit XX, askush nuk mund të parashikonte se një sukses i tillë i jashtëzakonshëm do të vazhdonte edhe në shekullin tjetër,” – ka thënë historiani i grupit, Mark Lewisohn.

“50 vjet pas ndarjes së tyre, ‘Beatles’ mbeten artistikisht, të patejkalueshëm dhe shtyjnë krijuesit të tejkalojnë kufijtë”, – nënvizon autori i librit “Beatles: All these years”.

10 prilli i vitit 1970, shënohet përgjithmonë me rreth të zi, për ithtarët e grupit: atë ditë u shfaq një intervistë me Paul-in, ku ai tha, se ”Beatles” do ta ndalnin bashkëpunimin, pak para publikimit të albumit të tij të parë solo.

Pa arritur aq larg sa të njoftojë qartë përfundimin e grupit, Paul, i pyetur në lidhje me rifillimin e bashkëpunimit të tij me John Lennon-in, u përgjigj thatë “jo”.

“McCartney prishet me ‘Beatles-at”, ishte titulli i ”New York Times”.

Ndërprerja e lidhjeve të biznesit pak më vonë, në gjykatë, vulosi përfundimisht ndarjen.

Më Shumë

Pas vërshimeve në Suharekë, nis vlerësimi i dëmeve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar për gjendjen që po mbizotëron në komunën ku ai udhëheq, pas shirave të rrëmbyeshëm. Ai thotë se për...

Junior 06 përballet me Trepçën në Prizren

Prizreni do të jetë mikpritës i përballjes ndërmjet Junior 06 dhe Trepçës në javën e 12-të të Superligës së Femrave në basketboll. Dy skuadrat...

Lajmet e Fundit