15.9 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025

Eqrem Kryeziu: Haradinaj Kryeministri i parë si një lider i shtetit sovran

Ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu ka lavdëruar punën që po bën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Eqa që dikur kishte fuqi të madhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se Haradinaj është kryeministri i parë i Kosovës që sillet tamam si kryeministër i një shtetit sovran. Ish-kryetari i Prizrenit e ka vlerësuar të denjë vendimin e Haradinajt për taksën 100% ndaj Serbisë, por edhe për qëndrimin ndaj BE-së, karshi Kosovës.

“Vendimet e Haradinajt kanë një mbështetje të madhe, jo vetëm për taksën, por edhe për qëndrimin ndaj BE.

Ne nuk mund të kalkulojmë pasojat, por ajo që na bën të ndiehemi mirë është fakti se Haradinaj sillet sikur të jetë kryemnistër i një shteti sovran. Qeveritë e kaluara nuk besonin se janë në krye të një shteti sovran. Silleshin të sugjestionuar nga Beogradi, përmes përfaqësuesve të BE” ka thënë Eqrem Kryeziu./Indeksonline

Më Shumë

Liria konfirmon: Mateo Qarri mbetet bardhezi

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Mateo Qarri, duke e konsideruar atë si një lojtar me vlera të veçanta për klubin, raporton...

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Kliko linkun: https://www.facebook.com/share/v/1JDFxBra1G/ Rasti ka ndodhur të premten, në...

Lajmet e Fundit