Erdogan beson se Turqia do ta ngadalësojë coronavirusin brenda 2-3 javësh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së coronavirusit brenda dy ose tri javësh.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan po ashtu shfaqi besimin se Turqia do ta tejkalojë coronavirusin “në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe me dëmin më të vogël të mundshëm”.

Turqia, deri më tash, ka raportuar 44 viktima nga COVID-19.Nga afro 28,000 testet që janë kryer, 1,872 persona kanë dalë pozitivë.Erdogan tha se autoritetet janë duke monitoruar edhe 53,000 njerëz në shtëpitë e tyre.Të mërkurën, numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka kaluar 20,000./REL

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit