9.6 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Erdogan “do të mbajë” tubim zgjedhor në Sarajevë, Bosnja s’e konfirmon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të mbajë tubim me votuesit turq në Sarajevë.

Megjithatë, në Ambasada e Turqisë në Bosnje dhe Hercegovinë i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se nuk kanë ende konfirmim zyrtar për vizitën e Erdoganit.

Një informacion të tillë nuk e ka as ambasada e Bosnjës në Turqi.

“Në një mjedis, ku disa vende janë duke shqyrtuar nëse do të na mundësojnë të bëjmë fushatë, më me ëndje shoqërohemi me qytetarët tanë në Bosnje dhe Hercegovinë. Do të vijmë në Bosnje së bashku me qytetarët tanë nga vendet evropiane”, tha Erdogan, transmeton gazeta turke Hurriyet.

Disa vende evropiane ua kanë ndaluar politikanëve turq të organizojnë mitingje dhe fushata në territorin e tyre.

Sipas gazetës Hurriyet, tubimi i Erdoganit në Sarajevë mund të mbahet më 20 maj.

Në Turqi, më 24 qershor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale.

Më Shumë

Haziz Hodaj sqaron dorëheqjen: Nuk jam larguar nga LDK-ja, por vetëm nga Kryesia

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka sqaruar edhe një herë publikisht arsyet dhe kuptimin e dorëheqjes së tij...

Komuna e Malishevës hap afatin për raportimin e dëmeve nga vërshimet

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët, si dhe personat fizikë dhe juridikë të kësaj komune, që kanë pësuar...

Lajmet e Fundit