Erdogan falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i ka shkruar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Erdogan përmes një letre e ka falënderuar Osmanin, për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit në Turqi.

Ai tha se shtetet mike i dhanë forcë Turqisë, për të përballuar situatën.

“Do të doja t’ju falënderoja në emër të kombit tim dhe emrin tim personal që keni ndarë dhimbjen tonë dhe keni dhënë mbështetje në një kohë të shkurtër duke dërguar mesazh ngushëllimi për tërmetet në Kahramanmaras, të cilët prekën drejtpërdrejt dhjetë provinca me një fuqi shkatërruese që shkaktuan dhimbje të thellë për vendin tonë. Fakti që vendet mike na qëndrojnë pranë në raste të tilla të fatkeqësive natyrore na jep forcën për të duruar” tha ai.

Kreu i shtetit turk theksoi se Kosova ka dhënë një kontribut të madh.

“Ndihma juaj ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit tanë që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit në këto ditë të vështira dimri. Përpjekjet e ekipit tuaj të kërkimit dhe shpëtimit për të shpëtuar jetët e njerëzve të bllokuara në rrënojat do të kujtohen gjithmonë me mirënjohje”, theksoi ai.

“Me këtë rast përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik e vëllazëror të Kosovës”, tha ndër të tjera presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në letren e dërguar presidentës Vjosa Osmani.

Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga disa tërmete të fuqishme.

Si pasojë, deri më tani kanë vdekur mbi 50 mijë persona

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit