5 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Erdogan kërcënon Merkel: Na hiqni vizat, ose…

Me rastin e Samitit Botëror Humanitar të mbajtur në Stamboll, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan shfrytëzoi rastin të mbajë një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku u diskutua pakti i shumëpërfolur mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.

Presidenti turk kërcënoi se nëse nuk hiqen vizat për shtetasit turq, marrëveshja marsit për sistemimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në Turqi, do të prishet.

“Ministri ynë i Punëve të Jashtme po zhvillon bisedime me ministrat e BE-së. Nëse nga këto bisedime nuk arrihet një marrëveshje, atëherë më vjen keq por ne nuk do të miratojmë në parlament paktin për emigrantët”, deklaroi Erdogan.

Kjo është hera e tretë që Turqia kërcënon se nuk do t’i përmbahet marrëveshjes me Brukselin për emigrantët, nëse nuk përfiton liberalizimin e vizave.

Bashkimi Europian i ofroi Ankarasë një ujdi ku përfshihej një fond prej 3 miliardë eurosh si edhe heqja e vizave për shtetasit turq, në këmbim të strehimit të refugjatëve.

Por nga ana tjetër krerët më të lartë në Bruksel, kanë nënvizuar vazhdimisht se Turqia duhet të përmbushë kriteret, një prej të cilëve është heqja e ligjit anti-terror, që kundërshtohet me forcë nga Erdogan. /tv klan/

Më Shumë

Kapet me thikë një nxënës në Prizren

Policia ka njoftuar se një nxënës në Prizren është raportuar për armëmbajtje pa leje. Tek nxënësi është gjetur një thikë. Ai është intervistuar në prani të...

LDK siguron fitoren e dytë radhazi në Dragash, Lumir Abdixhiku uron Bexhet Xheladinin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot komunën e Dragashit për të uruar Bexhet Xheladinin dhe ekipin e tij për...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit