1.1 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Erdogan me Covid-19: Kam simptoma të lehta, por jam në detyrë!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdo?an, ka dalë pozitiv me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në Twitter.

“Sot unë dhe bashkëshortja ime dolëm pozitiv në testin e Covid-19. Fatmirësisht kemi simptoma të lehta të variantit Omicron. Jemi në detyrë, do të vijojmë të punojmë nga shtëpia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.

Në qershor të vitit të kaluar, Erdogan mori dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Pak para se të postonte mesazhin që ishte i infektuar me koronavirus, 67-vjeçari mori pjesë virutalisht në ceremoninë e inaugurimit të një tuneli në Stamboll. Gjatë videos ai nuk shfaqte shenja të sëmundjes.

Turqia ka regjistruar rreth 12 milionë raste me Covid-19 që nga nisja e pandemisë dhe rreth 90 mijë vdekje. Sipas rregullave në fuqi, personat pozitiv me Covid-19 duhet të qëndrojnë në shtëpi për rreth 7 ditë. Por nëse dalin negativ në një tjetër test pas 5 ditësh, mund të ndërpresin karantinimin.

Pavarësisht se mesatarisht çdo ditë regjistrohen mbi 100 mijë raste me Covid-19, për shkak të variantit Omicron, Turqia nuk ka masa në fuqi dhe shkollat e universitetet janë të hapura. Sipas shifrave të së shtunës, 52,5 milionë turq kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, në një popullsi prej 85 milionë banorësh. Gjithashtu, mbi 25 milionë turq kanë marrë dozën e tretë./21Media

Më Shumë

Dy vite pa Illmen Bajrën – KB Bashkimi e kujton figurën dhe kontributin e ti

Sot shënohen dy vite nga ndarja nga jeta e Illmen Bajrës, figurë e respektuar e komunitetit sportiv prizrenas. Klubi i Basketbollit Bashkimi ka përkujtuar...

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Lajmet e Fundit