11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ermal Mamaqi, Ariola Demiri dhe Enca Haxhija vijnë në Cineplexx për premierën e filmit I Love Tropoja

Cineplexx më 6 shkurt do e mbajë premierën e komedisë së re shqiptare “I Love Tropoja”, me aktorët e filmit prezent në kinema.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, i cili mbetet filmi më i shikuar në Cineplexx me afër 39 mijë bileta të shitura, Ermal Mamaqi sjell një komedi të re, me titullin “I Love Tropoja” film i cili do ta mbajë premierën me datën 6 shkurt në kinemanë në Prishtinë.  Për këtë premierë Cineplexx organizon një event Comedy Night, ku do të jenë të pranishëm edhe aktorët e filmit, Ermal Mamaqi, Enca Haxhia, Ariola Demiri, Julian Deda, Marjana Kondi, Irgen Çela, etj.

Ky event do të fillojë nga ora 18:30, ndërsa biletat janë në shitje dhe mund t’i bleni çdo ditë në të dy kinematë në Prishtinë dhe Prizren.

https://www.instagram.com/p/B7_kpaYKw9_/?utm_source=ig_web_copy_link

Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por cuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij. Gjate kalimit të kohës ai kupton se jeta në qytetin e largët nuk ishte aspak ashtu si e kishte menduar. Njerëzit nuk janë të egër dhe nuk ka rreziqe që I kanosin jetën, madje ashtu papritur ai gjen dashurine e jetës së tij.

Filmi vjen nën regjinë e Ermal Mamaqi, ndërsa ai poashtu luan një nga rolet kryesore në këtë film, së bashku me aktoret Enca Haxhia dhe Ariola Demiri.

 

Për këtë film, ndryshe nga kinemaja në Prishtinë, Cineplexx në kinemanë në Prizren do ta ketë pre-premierën e filmit, më 5 shkurt, me eventin Comedy Night.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx.

Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

https://cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/I_Love_Tropoja_-_Comedy_Night.sq-KS.php

Artikulli i sponsorizuar

Më Shumë

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh

I mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Selami Elshani ka rrëfyer në detaje atë se çfarë ndodhi para 25 vitesh në masakrën që...

Lajmet e Fundit