Ermira Mehmeti i thotë lamtumirë politikës

Ermira Mehmeti përfundimisht largohet nga politike dhe nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim mëson ekskluzivisht Lajmpress.

Portali nga Shkupi nga “burime të sigurta” mëson se pas dy javësh Ermira Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e qytetit të Shkupit. Vendimi do të merret nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi i cili do ta nënshkruajë vendimin që deputetja aktuale, Ermira Mehmeti të marrë vendimin për notere dhe të hapë zyrën e saj në Shkup.

Ndryshe, Ermira Mehmeti është e njohur në opinion që nga viti 2002. Një kohë të gjatë ka punuar si këshilltare e liderit partiak Ali Ahmetit dhe e ish-zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe ishte angazhuar në pozitat më të larta në parti.

“Në pamundësi për të kontaktuar me deputeten Mehmeti, presim reagimin e saj eventual lidhur me këto informacione”, shkruan Ljampress.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit