2.7 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Erxhan Galushi: Qeveria Kurti ka ndihmuar komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptian

Deputeti i Kuvendit të Kosovës që përfaqëson komunitetin rom, Erxhan Galushi, ka mirëpritur një vendim të Qeverisë së Kosovës për përfituesit e skemave sociale e që sipas të cilit u hyn në punë edhe komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian.

Ai ka përmendur se kriza energjetike në vend i ka prekur këto komunitete, që sipas tij janë të rregullta na pagesën e energjisë.

“Pa marrë parasysh kushtet e tyre çdo herë kanë gjetur mundësinë që ta paguajnë rrymën”, është shprehur Galushi për Klan Kosova.

Më tej Galushi ka thënë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti po i ndihmon komunitetet pakicë.

“Kur ka qenë koha më e vështirë e pandemisë 2019-2020 i ka rënduar kushtet e komuniteteve. E falënderoj diasporën tonë që ka qenë në gatishmëri për t’i ndihmuar komunitetet që u takojnë. Edhe shteti, me ardhjen e Qeverisë Kurti u ka ardh në ndihmë këtyre komuniteteve me masat sociale. Diku 50 milionë janë ndarë për masën 3 për nevojat e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve”.

Më Shumë

Mungesë e ndriçimit publik në një pjesë të rrugës Rahovec–Malishevë

Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se në rrugën “Shkodrani”, përkatësisht në aksin rrugor Rahovec–Malishevë, në një segment të saj aktualisht mungon ndriçimi publik. Sipas...

Barnatorja Qendrore në Rahovec nis punën me dy ndërrime

Nga dita e nesërme, Barnatorja Qendrore në kuadër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të funksionojë me dy ndërrime, duke mundësuar shërbime...

Lajmet e Fundit