10.1 C
Prizren
E martë, 20 Maj, 2025

A është ky gjeneral i policisë shqiptare, që do të drejtojë Byronë e Hetimit?

Burime të “Syri.net” kanë thënë sot, se pala amerikane e cila ka edhe eksluzivitetin në ngritjen e të ashtuquajturës “FBI shqiptare”, Byroja e Hetimit, përveçse pjesëtarëve të saj ka përzgjedhur edhe njeriun që do ta drejtojë këtë strukturë të rëndësishme, në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Amerikanët kanë propozuar që në krye të saj të jetë gjeneral Ahmet Prençi.

Prençi ka një arsim të disafishtë, që nga ai ekonomik, deri tek ai policor e juridik. Ai ka punuar në organin e Prokurorisë për të vijuar me detyra të larta në Policinë e Shtetit. Në vitin 2007 u emërua nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke marrë njëkohësisht edhe gradën më të lartë, atë të gjeneralit. Ai vijoi me detyra të tjera për tu emëruar nga Edi Rama në vitin 2013, si Drejtor i Hetimit Tatimor. Momentalisht ai punon në pozicionin e Inspektorit në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit të Pasurisë të Zyrtareve të Lartë. Që nga koha që ka qenë në krye të policisë shqiptare, Ahmet Prençi rezulton të jetë një personi i besuar, i shërbimeve të sigurisë amerikane. Ai është vlerësuar në mënyrë të jashtëzakonshme si protagonist në përgatitjen e vizitës delikate, të të parit president amerikan në vendin tonë, atë të Xhorxh. W. Bush në Tiranë, në vitin 2008. Përzgjedhja e tij, duket se ka të bëjë edhe me mos përzierjen dhe përdorimin e tij, nga asnjë krah i politikës shqiptare.

Këtë e tregoi edhe me integritetin që shfaqi, kur në fund të muajit qershor të vitit të shkuar, kur Ahmet Prençi, Drejtor i Hetimit Tatimor i dha dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Rama dhe krye të tatimeve Brisida Shehaj, vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve vendore. Në letrën e kësaj dorëheqjeje, mes arsyeve të shumta, më kryesorja ishte denigrimi që i bënte institucionit që drejtonte ai, nga Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj. Ai ka renditur në atë kohë një sërë faktorësh që e detyruan të ndërmerrte këtë vendim, që nga cenimi dhe nëpërkëmbja e parimeve profesionale dhe ligjore në ushtrimin e detyrës, deri tek marrëdhënia e munguar ndërpersonale për krijimin e një klime të duhur besimi, mirëkuptimi, bashkëpunimi e ndihme reciproke.

“U bë më shumë se një vit që Ju, me apo pa dëshirë, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve Tuaja, e izoluat dhe denigruat institucionin e Hetimit Tatimor. Jo vetëm në përditshmërinë e praktikave administrative, por edhe në rastet ku u jam drejtuar me Memo apo kur kam paraqitur shqetësime konkrete, Ju nuk jeni përgjigjur”, shkruante atëherë ai.

Gjithashtu duke e konsideruar alarmante situatën, Prençi theksonte se nuk shihte rrugë tjetër veç asaj të dorëheqjes.

“Përballë një situate të tillë alarmante, unë largohem nga detyra, me dëshirën që kjo të shërbejë si këmbanë alarmi për të ardhmen e këtij institucioni, i cili nuk është pronë private e askujt!”, mbyllte tekstin e dorëheqjes ai.

Më Shumë

Profesori Millaku mohon se kanosi kolegen e tij

Gjatë ditës së sotme u raportua për një sherr që pretendohet të ketë ndodhur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, më saktë në Fakultetin...

Nxënësit e fshatiti Skorobishtë njoftohen me trashëgiminë e Prizrenit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve

Nxënësit e SHFMU “Nefit Jusufi” nga fshati Skorobisht përmes një aktiviteti të realizuar nga organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe kanë vizituar muzetë dhe monumentet...

Lajmet e Fundit