5.4 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor ku palë e paditur është Loyola Gymnasium

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor ku palë e paditur është Loyola Gymnasium.

Seanca e sotme filloi me leximin e plotësimit të ekspertizës financiare Ali Gagica, të datës 15 tetor 2020, e të plotësuar më 23 dhjetor 2020, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, i autorizuari i palës së paditur,  avokati Taulant Hodaj tha se ka vërejtje ndaj plotësimit të ekspertizës, duke shtuar se propozon që të bëhet një ekspertizë tjetër.

I autorizuari i palës së paditësit tha se e kundërshtoi një kërkesë të tillë, duke shtuar se për këtë çështje janë bërë dy raporte.

Në këto rrethana, gjykatësi Gëzim Shehu mori aktvendim për aprovimin e propozimit të palës së paditur për marrjen e provës së re me ekspertizë nga lëmia e aktuaristikës.

Seanca u ndërpre, e njëjta u caktua për 22 shkurt 2021, në ora 13:30 minuta.

Sipas padisë së Nertila Smalaj të datës 13 gusht 2019, nga e paditura OJQ “Asociation Loyola-Gymnasium”, kërkon që në llogarit të patiëses të bëj kompensimin e të gjitha pagave dhe përfitimeve tjera të humbura gjatë gjithë kohës së largimit të paligjshëm nga puna.

Sipas padisë në këto shuma duhet të llogaritet edhe eksperti financiar që do të angazhohet, si dhe kompensimin e të gjitha shpenzimeve të kësaj procedure sipas llogarisë në kohën e marrjes së vendimit. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

Lajmet e Fundit