2.6 C
Prizren
E premte, 12 Dhjetor, 2025

ETIAS nuk vëlenë për Kosovën

Seremb Gjergji

Shtetet e BE-së e dijnë që sistemi ETIAS nuk vlene për Kosovën, andaj edhe propozojnë një proces të tillë. ETIAS vlenë për 63 shtetët që kanë liberalizim me BE. Këtë e konfirmon vet portali i BE-së për schengen. Kosova nuk ka LIBERALIZIM?!

Diplomacia kosovare, e di shume mirë këtë çështje që do zgjidhje të shpejtë. Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme duhet të kërkojne nga secili shtet i BE-së të aprovojnë Liberalizimin me kusht që ETIAS të jet aplikativ edhe për Ne. Amerika të na ndihmoi?

ETIAS nuk është liberalizim, por është vize schengen 3 mujore për në vendet e BE-së. Kriminelët nuk ndalen përmes sistemeve kufitare, këtë e di edhe BE-ja, ata kanë shtetësi Evropiane. Por, jeta e qytetarëve të Kosovës bëhët edhe më e veshtire për të shkuar në Evropë e takojne familiaret e tyre apo vetëm vizitojnë.

është çmenduri për secilin shtet të BE-së të besoi se me sistem elektronik të ndaloi krimin?! ETIAS, do të jetë edhe një mekanizëm pengese sikur të gjithë të tjerët deri me tash për vendet jo-anëtare të BE-së. Forumi Politik është njësoi – shumë tym e asnje grimë flakë.

ETIAS (European Travel Information & Authorization System) ka pasur të behet aktiv në vitin 2019-2020. Tash pritet të filloi funksionimin në nëntor 2023. Sikur Kosova të kishte qasje në ETIAS, shkuarja në shtetet e BE-së përmes këtij sistemi nuk mund të realizohet para muajit janar 2024! A e di këtë Qeveria e Kosovës?

Deputeti holandez Thijs Reuten tha:

“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës e disa vendeve Evropiane”.

Institucionet e Kosovës duhet t’ua bëjne shumë të qartë BE-së që nëse një proces Liberalizimi nuk fillon sivjet, Ne do te orientihemi ME AMERIKEN dhe Britaninë e Madhe. Nuk ka rruge tjetër.

Udhëheqësa të Kosovës, zgjohuni, se askush nuk i kryen detyrat tona. Askush nuk të fal asgjë nëse se fiton vet.

Sikur ta kisha një dëshirë të realizuar nga shkopi magjik, do të kthehesha tek Skederbeu (Atlet i Krishtit) dhe vetem t’i tregoja se çka po i bënë Evropa popullit të tij; e sot shumica e Evropës do të flisnin turqisht përveç shqiptarëve.

Më Shumë

Sot pa rrymë disa zona në Prizren e Suharekë, KEDS kryen punime në rrjet

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së sotme disa zona në Prizren dhe Suharekë do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve...

Shënoi dy gola për Malishevën, mbrojtësi Arlind Veliu shpallet “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për javën e 16-të...

Lajmet e Fundit