16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Evropa dhe Kosova

Bekri Murselaj
?

Evropa dhe Kosova, si duket këto dy vende do të vazhdojnë të kenë bashkëpunim dhe nevojë për njëra-tjetrën edhe në të ardhmen, ashtu si në të kaluarën. Nëse flasim në aspektin historik e dimë se Evropa e ka ndihmuar Kosovën ekonomikisht; por dhe Kosova e ka ndihmuar Evropën me fuqi punëtore. Kur flasim për këtë aspekt, shohim se këto dy vende gjithmonë kanë pasur dhe kanë nevojë për njëra-tjetrën.

Por trendi i kërkesave të mëdha për fuqi punëtore në Evropë dhe nevoja po ashtu e madhe e Kosovës, për një jetë më të mirë dhe mirëqenie sociale, bënë që këto kërkesa mes këtyre vende të shënojnë rritje viteve të fundit. Kërkesa e vazhdueshme e Evropës për fuqi punëtore, bënë Kosova të përfitojë lehtësim dhe qasje më të lehtë në tregun evropian të punës.

Dhënia e mundësisë për viza pune nga Evropa, për kosovarët është kthyer në një mundësi, për qasje më të lehtë në tregun evropian të punës. Nëse iu referohemi statistikave dhe informacioneve nëpër ambasada shohim se numri i punëkërkuesve kosovarë, është mjaft i lartë për viza pune në Evropë, kryesisht (Gjermani, Slloveni dhe Kroaci). Por lind pyetja se: si do të ndikojë ky trend i largimit të fuqisë punëtore në vendin tonë?

Natyrisht se një përgjigje e dimë të gjithë, se ekonomia familjare do të përmirësohet; por të dobësohet ekonomia shtetërore, ngase mungesa e fuqisë punëtore, do të ndikojë negativisht në vend.

Kur themi se do të dobësohet ekonomia shtetërore, po themi se me largimin e fuqisë punëtore Kosovës do t’i mungojnë klasa e arsimuar punëtore si: (mjekët, arkitektët) dhe pjesë tjera të profileve arsimore, që natyrisht se është një goditje për vendin tonë, që pastaj do të ndikojë në arsim, ekonomi, shëndetësi, drejtësi, bujqësi etj.
Ku në disa sektorë vetëm ka filluar të ndjehet mungesa e fuqisë punëtore si rezultat i largimit të saj, si në shëndetësi, hoteleri, ndërtimtari, bujqësi; ku këta sektorë kanë filluar të shfaqin shqetësimin e tyre.

Nëse vazhdohet me këtë trend edhe në vitet në vazhdim, do të shohim se në vendin tonë, do ndihet ndjeshëm mungesa e fuqisë punëtore! Por çka duhet të ndërmerret për të ndalur një trend të tillë? Institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin masa të shpejta, në përsimësimin e ekonomisë së vendit dhe sundimit të ligjit, si dy faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës shoqërore; që shpresoj se do të ketë ndikim pozitiv në shoqëri!

Sepse ky largim i fuqisë punëtore, ka ardh si rezultat i pakënaqësisë ndër vite, ku shpesh herë punëtorëve iu kanë shkel të drejtat elementare të punës si psh: një punëtor punon 10 – 12 orë në ditë dhe me një ditë pushim, dhe paguhet 250 – 300€ në muaj sektorin e hotelerisë; e mos të flasim për sektorin e ndërtimtarisë që shpesh herë gjatë sezonës së verës punohet pa asnjë ditë pushim.

Duke i përmend këto dy sektorë si shembull i pakënaqësisë se punëtorëve, një gjendje të tillë pak, a shumë e kemi pothuajse në shumicën e sektorëve në vend.

Që shembujt e lartëpërmendur të pakënaqësisë së fuqisë punëtore, janë vetëm disa prej faktorëve mund të kenë ndikuar për të marrë një hap të tillë të largimit nga vendi.

Më Shumë

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë. Sipas një raporti nga...

Tejeci thotë se Behgjet Pacolli duhet të jetë kryeministër i Kosovës

Kryetari i AKR-së në Prizren, Afrim Tejeci vlerëson se lideri i partisë së tij, Behgjet Pacolli, duhet të jetë kryeministër i Kosovës. Sipas tij,...

Dhimbja

Lajmet e Fundit