Fabrika “Liri” zbukuron Prizrenin

Viti i Ri po ofrohet. Të gjithë po përgatiten për këtë ngjarje.

Fabrika “Liri” është kujdesur për zbukurimin e Prizrenit.

Bredhi është vendosur në sheshin “Shatërvan”, i zbukuruar me drita të fundvitit.

Komuna e Prizrenit, ditë më parë, ka anuluar tenderin për dekorimin e qytetit, për festat e fundvitit.

Ajo, po e bënë zbukurimin në bashkëpunim me kompanitë private.

Në mesin e tyre është edhe Fabrika “Liri”.

“Pas të gjitha përgatitjeve të cilat i ka bërë Komuna e Prizrenit për realizimin e projektit për dekorimin e qytetit, gjatë procedurave tenderuese operatorët ekonomikë kanë bërë gabime të patejkalueshme ligjore dhe rrjedhimisht Komuna është obliguar që ta bëjë anulimin e tenderit”, thuhet në komunikatë të Komunës, shkruan “PrizrenPress”.

“Fatkeqësisht këtë vit nuk do të ketë dekorim të tenderuar nga Komuna e Prizrenit dhe mjetet të cilët janë paraparë nga ky kod buxhetor do të përdoren për shpenzimet të cilat i kanë dal të paplanifikuara Komunës së Prizrenit, për shkak të strehimit të qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri”.

“Komuna e Prizrenit do ta bëjë dekorimin e qytetit në bashkëpunim me bizneset të cilat operojnë në Prizren”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit