24.8 C
Prizren
E enjte, 22 Korrik, 2021

Falsifikuan dokumente, Gjykata e Prizrenit dënon katër të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Refki Piraj) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve M.H., F.Xh., B.A., dhe D.M.

“Të akuzuarit M.H., dhe D.M., (me të bashkë akuzuarit D.G., A.R., M.B., D.M., dhe E.Xh.,) që nga fillimi i vitit 2018, e deri me datë 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë, Obiliq dhe Mitrovicë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, përpilojnë dokumente të falsifikuara me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumenteve në institucione përkatëse, merren vesh fillimisht me të akuzuarit M.H., (dhe D.G.,) të cilën kërkesë të akuzuarit e përcjellin tek të bashkë akuzuarit (M.B., E.Xh.,) dhe D.M., dhe këta të fundit i falsifikojnë dokumente në fjalë secili duke kryer rolin e tij dhe duke i pajisur aplikuesit/qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria me diploma false të shkollave të mesme në kundërvlerë të pagesave prej 1,300.oo deri në 2,000.oo euro për diplomë, e të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, dokumentet i dorëzohen fillimisht (të akuzuarit A.R.), e ky i dorëzon të akuzuarve M.H., (dhe D.G.), e të cilat dokumente nga këta të akuzuarit i ‘u dorëzohen personave të cilat kanë qenë të interesuar për sigurimin e dokumenteve në fjalë, këto veprime të akuzuarit i bëjnë deri me datë 09.10.2019, ku përmes aplikimi tët masave të fshehta përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohen diploma të lëshuara që rezultojnë të falsifikuara me ç ‘rast të akuzuarit kapen në flagrancë derisa ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së bashku me dëftesa shkollore të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Click to find out more about a new promotion
Sipas njoftimit nga gjykata thuhet se të njëjtit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 par. 3 lidhur me par. 2 e në lidhje me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Kosovës.

“Të akuzuarit M.H., F.Xh., dhe B.A., nga koha e pavërtetuar e deri me 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë dhe Podujevë, të akuzuarit M.H., (A.H.,) F.Xh., dhe B.A., përpilojnë dokumente të falsifikuara, me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi, veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumentit në institucione përkatëse, merren vesh fillimisht me të akuzuarit M.H., (dhe A.R.,), të cilat kërkesa këta të fundit i përcjellin tek e akuzuara F.Xh., dhe kjo e fundit tek i akuzuari B.A., i cili falsifikon dokumente në fjalë duke i pajisur aplikuesit/qytetarët me diploma false për kryerje të veprimtarisë së pavarur, kinse të lëshuara nga Qendra për Aftësim Profesional, e të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, i ‘a dorëzojnë personave të cilët kanë qenë të interesuar për sigurimin të diplomave në fjalë, e të cilët në kundër vlerë paguajnë shumat e parave në kundërvlerë prej 500,oo euro, këto veprime të akuzuarit i bëjnë deri me datë 09.10.2019, ku përmes aplikimi tët masave të fshehta përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohen diploma të lëshuara që rezultojnë të falsifikuara me ç ‘rast të akuzuarit kapen në flagrancë derisa ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së falsifikuar”, thuhet më tej në njoftim.

Të njëjtit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 par. 3 lidhur me par. 2 e në lidhje me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Kosovës.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i gjykon: Të akuzuarën F.Xh., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,000.oo (dymijë) euro,

Të akuzuarin B.A., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,500.oo (dymijepesëqind) euro,

Të akuzuarin D.M., me dënim me gjobë në shumën prej 1,000.oo (njëmijë) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,

Të akuzuarin M.H., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,000.oo (dymijë) euro,

Gjykata ka shqiptuar dënimet e lartë cekura, konform Marrëveshjes për pranimin e fajësisë e arritur ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe të akuzuarve, F.Xh., B.A., dhe D.M.,. kurse I akuzuari M.H., ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar, ndërsa gjykimi do të vazhdoi ndaj (të akuzuarve D.G., A.R., M.B., dhe E.Xh)., të cilët në shqyrtimin fillestar nuk e kanë pranuar fajësinë sipas aktakuzës, dhe procedura do të vazhdoi konform Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

Më Shumë

Zyrtare: Tamas Bruce i bashkohet Golden Eagle Yllit

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar transferimin e ri për sezonin e re në Superligën e basketbollit kosovar, shkruan Sinjali Sport. Kampioni i Kosovës ka njoftuar...

Ylli televiziv tregon pamjen e re pas operacioneve të shumta

Katie Price ka treguar të enjten pamjen e saj krejt të re, gjatë një eventi në Essex. Prej disa muajsh ajo qëndroi në Turqi,...

Komuna e Malishevës ekzekutoi mjetet për 210 nëna që kanë lindur fëmijë

Drejtori për Buxhet dhe Financa në komunën e Malishevës, Valon Mazreku, njoftoi se janë ekzekutuar mjetet në vlerë nga 100 euro edhe për 210...

Filmi ‘Titane’ fiton ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës

Festivali i Filmit në Kanë përfundoi zyrtarisht me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në të cilën juria e konkursit të këtij viti emëroi filmat...

Kapen qindra gram kokainë në shtëpinë e një qytetari të Prizrenit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: 113.33 gram substance...

Shtohet interesimi për Parkun e Inovacionit në Prizren

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren është shndërruar në destinacionin e kërkuar nga shumë biznese vendore dhe ndërkombëtare. Interesimi për të marrë hapësira...

Kontributi i Atë Shtjefën Gjeçovit për ndriçimin e vrasjes së Atë Luigj Palajt

Msc. Enver Sulaj “Diftesat, mbi xanjen, mundime e dekë t’Atë Luz Paliqit, O.F.M. i cili kje mbytë me 7 të Marcit 1913 e shti në...

Zafir Berisha vizitoi Bashkësinë Islame në Prizren

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, për nder të festës së Kurban Bajramit, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren. “Festa e Kurban Bajramit...

Kajtazi: Në Prizren pos VV-së në garë është edhe PDK-ja

Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë filluar debatet se cila parti do të fitojë më...

Paraburgim për të dyshuarin që tentoi të shiste kokainë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti ka caktuar 30 ditw paraburgim  të dyshuarit P.M. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer...

Zgjedhjet lokale, emrat e përfolur nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit

Në Lëvizjen Vetëvendosje tashmë është përmbyllur pranimi i kandidaturave të brendshme për kryetar të komunave.   Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për zgjedhjet...

Analisti Mirena e krahason Haskukën me Lladrovcin

Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë filluar debatet se cila parti do të fitojë më...

I akuzuari për korrupsion, Nijazi Kryeziu:S’kishte asgjë të kundërligjshme

Ish-drejtori i Urbanizimit në Planifikimit Hapësinor në Prizren, Nijazi Kryeziu i akuzuar për korrupsion, ka thënë se ia kishin dhënë kontratën njëvjeçare me çmim...

Prizren, 147 kallëzime penale për dhunën në familje

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, është mbajtur takimi i rregullt i grupit koordinues me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave...

56 vjeçari që mbeti i vdekur në rrugën e kombit është nga fshati Sopijë i Suharekës

Në pasditen e së martës ka ndodhur një aksident në rrugën Rubik-Rrëshen, ku si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person. Viktima është...

Një raste me Covid-19 në Spitalin e Prizrenit

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. Siç njofton SHSKUK prej...

Lajmet e Fundit