11.6 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Familja boton poezitë e Sokol Olldashit

Sokol Olldashi-profilNjë vëllim poetik që del në libraritë e Tiranës me autor Sokol Olldashin, janë botuar nga familja e tij. Kjo përmbledhje poezish paraprihet nga një parathënie e shkrimtarit Dritëro Agolli.

“Panorama” raporton se poezitë i janë dedikuar jetës, dashurisë, vetmisë, vdekjes, etj.

“Pa asnjë pikë hidhërimi
që kënaq veç hipokrizinë tuaj,
ju njoftoj se unë kam vdekur.

E pikërisht në këtë çast,
për herë të parë ndihem i gjallë,

trup,
real.

Metamorfozë makabre
m’i ndryshoi gjymtyrë.
Njeriu si ju më solli mendime reptile
me të cilat të rend qoftë dhe një herë”.

Kjo është një prej poezive të Olldashit, e cila përqesh vdekjen, por dhe hipokrizinë e njerëzve në rast vdekjesh.

“Unë dhe Unë”- Poezi 2013 (botues “Gent-grafik”). Kështu titullohet vëllimi poetik që del në libraritë e kryeqytetit, me autor Sokol Olldashin.

Agolli ka thënë se ka pasur një njohje me familjen e Olldashit që në kohët kur Dashnor Mamqi ishte kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.

“Poezitë m’i solli ime bijë, Elona. Më kërkoi t’i lexoja. Më pëlqyen”, është shprehur Agolli, i cili ka qenë mik me Olldashin.

Më Shumë

Nga një muaj paraburgim për 15 “manipuluesit e votave” në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka nxjerrë vendim duke aprovuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 15 personave,...

Apeli refuzon ankesat – në paraburgim mbetet djali i Nait Hasanit dhe të dyshuarit e tjerë për rastin e votave në Prizren

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e paraqitura nga mbrojtja, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim ndaj Art Hasani, djalit...

Lajmet e Fundit