Familja e shpall të zhdukur, e mitura publikon fotografi nga Prizreni!

Janë bërë më shumë se 24 orë qëkur 16-vjeçarja nga Kaçaniku, Viola Guri, është zhdukur në mënyrë enigmatike.

E njëjta ende nuk ka kontaktuar familjarët e saj, derisa Policia e Kosovës po merret me rastin në fjalë duke vazhduar hetimet.

Sipas informacioneve që Indeksonline ka arritur të sigurojë, kjo nuk është hera e parë që e mitura ka tentuar të largohet nga shtëpia e saj.

Viola ishte larguar nga shtëpia e saj në orët e hershme të mëngjesit ditën e hënë.

Disa orë më pas ajo ka bërë një paraqitje në rrjetet sociale.

Janë familjarët e saj, ata që presin me padurim të mësojnë diçka rreth vendndodhjes së vajzës së tyre.

Bëhet thirrje që të gjithë ata që kanë ndonjë informacion rreth saj, të kontaktojnë në këtë numër +38345612208. 
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/familja-e-shpalle-te-zhdukur-e-mitura-publikon-fotografi-nga-ferizaji-e-prizreni-625854/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit