21.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

Policia: Tre persona dyshohen se vodhën para në Qendrën Tregtare “ABI” në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar vjedhjen e parave që ka ndodhur në Qendrën Tregtare “ABI”, e cila gjendet afër Spitalit të Prizrenit.

Sipas policisë, hajnat kanë vjedhur një shumë të parash.

“Tre persona të panjohur pasi kanë thyer arkën, aty kanë vjedhur një shumë parash”, njofton PK.

. Njësitë relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke trajtuar rastin.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka konfirmuar dje vjedhjen që ka ndodhur në këtë qendër tregtare.

“Policia është duke hetuar rastin e vjedhjes”, tha Gashi për “PrizrenPress”.

“Policia po i mbledh të gjitha provat për t’i zbuluar hajnat”, tregon ai.
Ndërkaq, një punëtor i Qendrës Tregtare “ABI” me kush anonimiteti, ia ka treguar “PrizrenPress”-it, se hajnat kanë vjedhur para.

Nuk është hera e parë që Qendra Tregtare “ABI”, që gjendet afër Spitalit të Prizrenit, të ketë qenë cak i hajnave.
Vitin e kaluar në hapësirën e kësaj qendre tregtare, hajnat patën vjedhur një bankomat me para./PrizrenPress.com/

17 vjet nga vdekja e Muharrem Qenës, artistit shumëdimensional që ia kushtoi jetën artit

Shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar, Muharrem Qena, lindi në 25 Qershor të vitit 1934 në Mitrovicë. Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si...

Arrestohet hajni i një lokali në Prizren

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të një lokali në Prizren. I arrestuari është dërguar në mbajtje.   Rr. Zahir Pajaziti, Prizren. 24.09.2023 -...

Fitorja e Kosovës

Lajmet e Fundit