6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Familja nga Malisheva nis keq 2020-ën, i digjet shtëpia pak minuta pas ndërrimit të motmoteve

Një familje nga fshati Vërmicë i komunës së Malishevës, nuk e ka nisur mirë vitin 2020. Pak minuta pasi është bërë ndërrimi i motmoteve, kulmi i shtëpisë dhe një shtallë e bagëtive u është përfshirë nga flakët. Dyshohet se zjarri u shkaktua nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar. Ndërsa, ekipi i zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin në vendin e ngjarjes.

Këtë informacion për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Lumni Graishta, drejtor i policisë rajonale në Gjakovë.

“Po është raportuar një informacion i tillë. Rasti ka ndodhur në Vërmicë të Malishevës rreth orës 00:20. Policia bashkë me zjarrëfikësit i janë përgjigjur rastit, sipas asaj që është vërejtur në vendin e ngjarjes, është dëmtuar një shtallë e bagëtive dhe një kulm i shtëpisë. Nuk ka pasur të lënduar, edhe zjarrëfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga mjetet piroteknike”, konfirmoi Graishta.

Më Shumë

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit