Familjet në dasmë, hajnat thyejnë katër shtëpi në Brestoc të Rahovecit

Pothuajse çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët. E sidomos periudhën e verës, për shkak të ahengjeve të ndryshme familjare, shumë shtëpi mbesin pa përkujdesje, çka bën që të jenë cak i hajnave, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e kanë pësuar mbrëmë katër familje në fshatin Brestoc të Rahovecit, të cilët ende pa u errur kishin marrë rrugën për në një dasmë, duke lënë shtëpitë e tyre vetëm.

Sinjali mëson se disa persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpive dhe të njëjtat i kanë demoluar, mirëpo nuk dihet ende se çfarë kanë arritur që të vjedhin.

Pronari i njërës prej shtëpive që ka denoncuar rastin në Polici, ka bërë me dije se një kushëri i tyre ka parë se persona të panjohur janë në shtëpitë e tyre dhe si rrjedhojë ka lëshuar alarmin i cili i ka frikësuar hajnat dhe të njëjtit janë larguar me shpejtësi aty.

Njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit