Familjet pa konfirmim për të vdekurit

Heshtja ka pllakosur fshatin Prekollug të Deçanit. Askush nuk pranon të flasë për të birin e fshatit, që tashmë autoritetet maqedonase kanë konfirmuar se është vrarë gjatë luftimeve në Kumanovë.

Shtëpia e Beg Rizajt është e mbyllur në fshat. Vëllezërit e tij janë kthyer nga Anglia dhe Gjermania, mirëpo askush nuk ka qenë në fshatin e lindjes, ku vëllezërit Rizaj kanë një shtëpi të madhe në fshat.

Një grua ndez një zjarr afër shtëpisë, ku djeg mbeturina. Ajo thotë se njeh familjen Rizaj, që i kanë fqinj të parë. “I kemi pos me i pasë vllazën”, thotë ajo, tek konfirmon se në atë shtëpi ka një kohë të gjatë që nuk ka qenë askush i familjes.

E pyetur nëse di ndonjë gjë për fatin e Begut, ajo rrudh krahët. “Nuk dimë gjë…”, thotë në heshtje tek ul kokën, gjersa tymi i shkon syve.

Jo larg shtëpisë së Beg Rizajt, në Prekollug jeton familja Hadërgjonaj. Një burrë i lagjes thotë se janë kushëri me Rizajt./zeri/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit