23.2 C
Prizren
E enjte, 22 Maj, 2025

Fati i Ledionit

Loja në rrethojat e shkollës, mes fëmijëve, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në fshatin Shirokë të Suharekës.

Shtatëvjeçari Ledion Basha, ka mbetur i “varur” në thumbat e rrethojës sw shkollës, ku për pasojë ka qenë në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur ditë më parë, kur Ledioni, së bashku me disa shokë ka shkuar për të luajtur në oborrin e shkollës.

Gjatë lojës, ai ka hipur mbi rrethojë, duke përfunduar i “varur” në dy thumba të hekurit.

Babai i Ledionit, Gëzim Basha, tregon ngjarjen më të rëndë që ka përjetuar kur ka parë djalin e tij, të mbetur i “varur” në rrethojë të shkollës.

Ai tregon se për ngjarjen është informuar nga shokët e Ledionit.

“Ka qenë moment më i vështirë i jetës sime, kur e kam parë djalin në atë gjendje”, tregon ai për “PrizrenPress”.

Ai tregon se në pamundësi për ta tërhequr djalin nga thumbat e ngulitura në pjesën e fytit, është detyruar që të ndërhyjë me “refleks”.

“Jam detyruar që t’I pres telat dhe ta tërheq djalin nga rrethoja, ku kishte mbetur për ta dërguar në Emergjencën e Suharekës, ku menjëherë e kanë nisur për Spitalin e Prizrenit”.

Gëzim Basha, që disa vite punon i vetëm në Gjermani, ndërsa fëmijët jetojnë  në Shirokë të Suharekës. Në ditën kritike të Ledionit, ai ka qëlluar rastësisht për pushime në vendlindje. Ledioni është djali i vetëm i tij.

“Falë Zotit dhe mjekut dr. Halil Cikajt, sot Ledioni është i gjallë”, shprehet ai.

Thotë se është habitur për të mirë me trajtimin mjekësor që djali i tij, ka marrë në Spitalin e Prizrenit.

“Emergjenca e Suharekës e kishte njoftuar Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, për rastin e djalit. Kur kemi mbërritur, mjekët e Emergjencës së Spitalit, kanë qenë të mobilizuar dhe menjëherë e kanë marrë djalin dhe e kanë dërguar në repartin e ORL-së”, tregon ai.

Sipas tij, mjeku kujdestar, dr. Halil Cikaj, ka intervenuar menjëherë në rastin e djalit.

“Nuk kam besuar që edhe në Kosovë trajtohen në këtë mënyrë pacientët. Zakonisht në lajme kur i dëgjoj, qytetarët ankohen në mjekësi dhe kam pasur shumë frikë, por unë jam shumë i kënaqur me trajtimin që i është bërë djalit tim”.

Ai falenderon dr. Halil Cikajn, për kujdesin që ka treguar për Ledionin.

“Tërë jetën do t’i jam mirënjohës”.

Specialisti i ORL-së, dr. Halil Cikaj thotë se Ledioni, ka ardhur në gjendje shumë të rëndë në Spitalin e Prizrenit.

“Ledioni ka ardhur në gjendje të rëndë. Por, fatmirësisht që prindëri nuk ka provuar t’ia heq thumbat e mbetur në fyt, sepse ky veprim, do të kishte qenë fatal për Ledionin”, thotë Cikaj./PrizrenPress.com/

(Publikimi i fotografisë së Ledionit është bërë me pajtim  të familjes)

Më Shumë

BIK-u në Prizren: E papranueshme që personi që grisi Kuranin të trajtohet në “masën psikiatrike në liri”

Avokati i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren ka reaguar ashpër në “Kosova Live” pas vendimit të autoriteteve për rastin e personit që grisi...

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Malishevë

Një veturë e cila ishte vjedhur në Gjermani, është gjetur në Malishevë. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00, pasi zyrtarët policor atje kishin...

Lajmet e Fundit