Shtyhet gjykimi ndaj drejtorit të gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren

Mungesa e ekspertit financiar Hamdi Kastrati, u bë shkak që seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor ndaj drejtorit të shkollës së mesme “Remzi Ademaj” Sali Ademaj dhe ish shtëpiakut të kësaj shkolle, Hamdi Zymeraj, të shtyhet. Këta të fundit po akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

Kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, ka konstatuar se  për seancën e së enjtes, eksperti është ftuar në mënyrë të rregullt, por se i njëjti nuk e ka arsyetuar mungesën.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi dhe mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Hazër Susuri dhe Asman Hoxha, kanë insistuar që ky ekspert të dëgjohet në lidhje me ekspertizën financiare të bërë në këtë rast penal.

Në këto rrethana, trupi gjykues ka vendosur që seanca të shtyhet për 18 maj 2017, në ora 09:00, dhe të ftohet sërish eksperti i lartpërmendur për të dhënë sqarimet në lidhje me ekspertizën e bërë nga ai.

Prokuroria Themelore në Prizren, me 31 tetor 2016, ka ngritur aktakuzë ndaj Sali Ademajt dhe Hamdi Zymerajt, të cilët i akuzon se duke qenë anëtarë të komisionit për përzgjedhjen e ofertave për ekskursionin e maturantëve të shkollës “Remzi Ademaj”, kanë zgjedhur ofertuesin më të shtrenjtë.

Sipas aktakuzës, me këtë veprim, të akuzuarit kanë shkelur Udhëzimin Administrativ 3/2015, sipas të cilit duhej të zgjidhej operatori me i përshtatshëm ekonomik.

Andaj, sipas organit të akuzës, me këtë rast nxënësit janë dëmtuar për rreth 4.500 euro dhe njëkohësisht u janë shkelur të drejtat operatorëve tjerë konkurrues, të cilët kanë qenë më të lirë në çmim./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit