17.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Fatmir Halili: Opoja vetëm një herë u përfaqësua me një deputet në Kuvendin e Kosovës

Profesori universitar dhe ish kandidati i NISMA-s për kryetar të Komunës së Dragashit, Fatmir Halili përmes një postimi në Facebook ka bërë një analizë për mungesën e përfaqësimit të drejtë të komunave në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka marrë shembull trevën e Opojës e cila ka rreth 30 mijë banorë ndërsa s’ka asnjë përfaqësuas në Kuvendin e Kosovës.

Më poshtë shkrimi i plotë

Ligje shkel e shko dhe për interes të grupit!

Shumë ligje kanë nevoj për ndryshim dhe plotësim. Mënyra se si janë miratuar jep mjaft hapësirë për të dyshuar rreth mënyrës se si i rregullojnë çështjet e ndryshme në shoqërinë tonë.

Për më tepër, njerëzit të cilët janë marrë me formulimin e ligjeve, janë militantët partiak të cilët partia i ka dërguar vetëm për t’i sistemuar në vende pune, e jo kuadri profesional i selektuar mbi bazën e meritokracisë.
Po ashtu, pjesa më e madhe e ligjeve janë përkthim i ligjeve të shteteve perëndimore, pa kurrfar analize dhe përshtatje me gjendjen reale të shtetit tonë.

Një nga ligjet që urgjent duhet ndryshuar, vlersoj që është ligji për zgjedhjet e përgjithëshne në Republikën e Kosovës. Ky ligj nuk jep përfaqësim të mirëfillt qytetar në Kuvendin e Republikës. Janë shumë komuna të Kosovës dhe treva të caktuara, që nuk e kanë asnjë përfaqësues (Deputet) në Kuvendin e Republikës. Konkretisht, treva e Opojës e cila ka afër 30 mijë banorë, që nga paslufta vetëm një herë ka ndodh të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, (atëher kur e kishim sistemin me lista të mbyllura).

Ndarja në zona zgjedhore është më shumë se e domosdoshme, për të sjellë një përfaqësim që do të kishte shtrirje në gjithë hapësirat e shtetit. Veç kësaj, ndryshim të domosdoshëm kërkon edhe ligji për zgjedhjet lokale. Përcaktimi i bartësit të listës, u jep mundësinë personave pa kërkuar asnjë votë të jenë delegat në Asambletë Komunale. Edhe zgjedhjet e fundit lokale, në këtë mënyrë, ju mundësuan padrejtësisht shumë personave të bëhen pjesë të asambleve komunale.

Përmenda jo rastësisht këto dy ligje, të cilat me një analizë të shkurtër, i sheh se janë rezultat i interesave të ngushta të krerëve partiak. Shumicën e deputetëve të kuvendit, e përbëjnë grupet e deputeteve nga regjionet dhe komunat e caktuara të Kosovës, që reflekton qartë shtrirjen regjionale të partive dhe mentalitetin provincial brenda tyre, pa përjashtuar me këtë rast asnjë nga partitë politike në Kosovë.
Rrjedhimisht, nga kjo mund të konkludohet, se jemi shumë larg demokracisë, larg ndërtimit të partive politike normale, larg arritjes së shtetit çfarë e dëshirojmë si qytetar të këtij vendi.

Më Shumë

Arrestohet edhe personi i tretë për një vjedhje në Suharekë, sekuestrohen qindra bizhuteri, një armë e një veturë

Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë ka arritur që ta arrestojë edhe të dyshuarin e tretë për veprën...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit