Fatmir Limaj: Deklaratat e kryeministrit malazez tregojnë se demarkacioni zgjidhet shpejtë

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq duket se ka dhënë rezultatet e synuara.Kështu ka thënë për Indeksonline, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i cili së fundi është angazhuar maksimalisht për të gjetur zgjidhjen e kësaj çështje.

“Ky është moment i jashtëzakonshëm, vizita e kryeministrit të Malit të Zi ishte një vizitë historike në Kosovën e pavarur, i jashtëzakonshëm për vendin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ka qenë një vizitë shumë e frytshme”, ka thënë Limaj

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për çështjen e shumëpërfolur, demarkacionin me Malin e Zi.

“Deklaratat e kryeministrit dje treguan përfundimisht dhe qartë se ne po shkojmë drejt një zgjidhje të këtij problemi që do t’i hap rrugë dhe mundësi Kosovës, jam i sigurt që jemi në rrugën e duhur dhe shumë shpejt do ta përmbyllim këtë çështje. Po bisedojmë e po ndihmojmë njëri tjetrin drejt mundësive dhe perspektiva euroatlantike, prandaj shpejt ne si Kosovë do të jem”, ka thënë Limaj

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit